ABDYL KRASNIQI, HISTORIANI QË U BË VET HISTORI

Shkruan: Bedri TAHIRI

E vërteta dhe drejtësia janë mbi të gjitha se vetëm

prej tyre varet madhështia e kombit. (Emil Zola)

________________________________________________

Llapusha, me pesëdhjetë e gjashtë fshatrat e saj, e gjendur ngjitur mu me zemrën e Drenicës, përherë u përcëllua ashpër nga flakët e luftës dhe të betejave të pareshtura. As vetë nuk qe pa lisa të mëdhenj, të pushkës e të mendjes. Kulla e Sadik Ramë Gjurgjevikut dhe Oxhaku i Ramadan Shaban Kijevës rrezatuan atdhedashuri e mënçuri nëpër mote e vite. Dyert e kullave të kësaj ane gjithmonë qenë të hapura për trimat dhe luftëtarët e lirisë. Azem Galica s’ka të njehur sa e sa  konaqe bëri atje për të gjallë, andaj edhe pas rënies, ato male besnike ia siguruan varrin më të thellë në botë…

Lis rrënjëthellë

Ndër vendbanimet e hershme e me zë të kësaj treve heroike është edhe Drenoci. Sa emër i bukur! Vendësit e lidhin me praninë e madhe të drerëve e drenushave. Treqind e ca shtëpitë e tij, të shpërndara si me dorë të lirë, nëpër lagje të ndryshme, krijojnë mozaik me shije artistike.

Shtëpia e Selim Sadrisë, ngritur mbi kurrizin e dalë të një kodrine vezake, që gjason në samar breshke, tymonte thik përpjetë, sepse gëzonte autoritet të madh këtu e më larg. Pragu dhe nderi i saj kurrë s’ishin shkelur as koritur. Tehun e mbarë ia lanë të parët, burrat me nam, që nuk e shmangen asnjëherë vijën kombëtare. I ati, Sadriu, ishte nip i atdhetarit të madh, Prof. Imer Berishës nga Gjurgjeviku i Madh (1912-1946). Për të qenë, edhe vetë ishte lis me rrënjë të thella e të forta, dajë e kishte trimin e njohur, Alush Smajl Javorin e Llazicës (1899-1946).

Ky burrë babagjan jetonte i qetë dhe në harmoni me të shoqen, Fatimen nga Lubizhda dhe me dy fëmijët: Abdylin dhe Ajshen.

Abdyl Krasniqi u lind më 1 maj 1939 në Drenoc të Malishevës (atëbotë i takonte Klinës). Mësimet fillestare i mori në Carrallukë e të mesmet në Normalen e Prizrenit. Studimet për histori-gjeografi i kreu në SHLP në Gjakovë, ndërsa Fakultetin e Historisë në Tiranë. Për disa vite shpërndau rrezet e diturisë në Ujmir, Malishevë e Drenoc. Por shkurt, se shpejt ia hoqen ditarin nga dora. ”Të arrestohet irredentisti me bindje nacionaliste Abdyl Krasniqi!”- shkruhej në urdhrin e dalë nga zyrat e UDB-së jugosllave.

Mirëpo, sot,  nxënësit e tij, të cilëve ua mësoi historinë tonë të përvuajtur e që mbajnë tituj të lartë shkencor, e nderojnë dhe e respektojnë denjësisht profesorin e tyre të paharruar..

Historiani që vetë u bë histori

Secila kohë i ka heronjtë e vet. Kështu është thënë denbabaden, dhe kjo është mëse e vërtetë. Për vepra të mëdha sikur janë të përcaktuar njerëzit që  më parë. Kështu për nxjerrjen e eshtrave të kryetrimit të Drenicës e të mbarë shqiptarisë, për çvarrosjen e mitit, fati e kishte përcaktuar mësuesin dhe atdhetarin e Drenocit të Malishevës, Abdyl Selim Krasniqin. Ai këtë mision të shenjtë e kreu në moshën 35 vjeçare, moshë kjo që përkonte me moshën sa kishte jetuar kryetrimi. Këtë ide e kishte pasur kaherë në kokë, por rrëfimet e dajës e frymëzuan edhe më duke ia ngriten në një ideal të pashuar jetësor.

Siç rrëfen vetë Abdyli, moment vendimtar për ta ndërmarrë këtë akt heroik ishte biseda me dajën e vet, Kadri Imer Berishën nga Gjurgjeviku i Madh.

…Një ditë Kadriu kishte vajtur te Abdyli. Dajë e nip po e dëgjonin Radio Prishtinën, emisionin: Urime dhe përshëndetje. Aty u këndua një këngë për Azem  Bejtë Galicën. Kadriut filluan t’i rrjedhin lotët nga mallëngjimi. Abdyli e kishte vërejtur dhe pas pak e kishte pyetur pse po qante? Ai pa një pa dy iu kishte përgjigjur:

– Si mos të qaj o nip, Azem Bejtën e kam pasur, jo vetëm udhëheqës por edhe shok e vëlla. Ai jo vetëm se ishte trim, por edhe i vlefshëm për popullin tonë…E sot…kur po e kujtoj se varri i tij s’gjendet kund, sepse me duart e mia e kam lëshue kufomën e tij në shpellë…

Fill pas kësaj Abdyli iu rrek punës. Bëri planet e duhura dhe formoi ekspeditën prej më se pesëdhjetë vetash nga fshatrat përreth: Drenoc, Kijevë, Gjurgjevik, Rigjevë, Gllarevë, Përçevë…

Më 22 maj 1971, në orën 9 të mëngjesit, iu afruan grykës së shpellës „Çuku që kërset “. Duke e menduar shpellën shumë të thellë me vete kishin marrë litarin e gjatë 100 metra. Abdyli i përgatitur mirë, shpirtërisht e fizikisht, nisi të lëshohej gurmazit të asaj shpelle enigmatike, nëpër të cilën pos Azemit të pashpirt s’kishte kaluar askush. Me vete kishte maskën dhe llambën e karbitit, të cilën e kishin siguruar në xehroren e kromit në Zatriq të Rahovecit. Litarin e mbanin dajë Kadri Imer Berisha dhe i unxhi Sadri Krasniqi. Bashkë me të në shpellë u lëshua edhe  Cenë Gashi nga Përçeva. Në thellësinë prej 40 metrash llamba u fik dy herë. Aty, në atë zonë bënte shumë ftohtë. E shkundin litarin për t’i tërhequr lart. Pasi vishen më trash lëshohen përsëri. Në gjysmë të shpellës ndalet Cenë Gashi për ta drejtuar litarin, se hyrja e shpellës ishte zigzage. Me të u ndal edhe Rexhep Krasniqi.

Abdyl Krasniqi sakaq u gjend në fundin e shpellës së errët enigmatike. Zuri të hjek gurë e dhe, që për 47 vjet kishin rënduar mbi skeletin e legjendës, në këtë thellësi prej 73 metrash. Pas nëntë orë pune të pandërprerë, me shat e lopatë, me kujdesin më të madh u grumbulluan eshtrat e trimit të pavdekshëm, Azem Bejtë Galicës. Pasi i vendosi në një çarçaf të bardhë (me kohë e kishte menduar këtë gjë), i vuri në gjoks, dhe e lëkundi litarin për ta tërhequr lart. Sakaq shpella zu të buçiste fuqishëm nga zëri i Abdyl Krasniqit:“O pritne Azem Galicën, se edhe nga  toka po fluturon“.

Dhe, kryetrimi doli në dritë, mori frymë lirshëm. Akt rrëqethës ky, i cili u la me lot mallëngjimi si nga bashkëkohanikët e tij ashtu edhe nga të tjerët që ishin të pranishëm…

Akt frymëzues

Zemra e atdhetarit, qysh kur preku me dorë eshtrat e kryetrimit, u entuziazmua dhe klithi:

                       Ngritu burrë Azem Galica

                       lart të pret e gjithë Drenica!

Dhe, atje në thellësi, në errësirë, zhvillohet një dialog i imagjinuar mes tyre:

                       -Ku është Kosova?

                       A është Drenica?

                       Kanë ende Plisa?

                       apo kanë vu t’zezat kapica?

                      Ku janë shokët?

                      A është Qyqavica?

                      A e kam, vallë kullën?

                      Si qëndron GALICA?!

Shpirti poetik i atdhetarit i përgjigjet:

                   E tani, TI, Azem Bejta, jeton shumë lart:

                   Simbol të kemi për Atdhe:

                   dritë shpërndan, si yll i zjarrtë

                   si i famshmi S k ë n d e r b e.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË