Abdixhiku jep sinjale pozitive rreth përkrahjes së Osmanit për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka quajtur të frytshëm dhe pozitiv takimin me kandidaten për president, Vjosa Osmani. Megjithatë, paralajmëroi edhe një takim tjetër për t’i qartësuar edhe më tej disa çështje. Ndërkohë tha se do të konsultohen edhe me organet e brendshme partiake dhe se LDK-ja do të jetë unike rreth temës së presidentit.

Abixhiku pasi zhvillojë takimin gati dy orësh me Osmanin në Kuvendin e Kosovës, tha se ka një frymë dhe intencë pozitive për ta zhbllokuar situatën e tanishme politike. Derisa theksoi se nuk kanë vërejtje rreth platformës së Osmanit për presidente.

Abdixhiku: Takimi ka qenë i frytshëm dhe takim pozitiv

“Në këtë takim kemi diskutuar çështjet me interes rreth formimit të institucionit të presidentit. Takimi ka qenë i frytshëm, ka qenë takim pozitiv dhe është zhvilluar në atmosferë të mirë ndërmjet njerëzve që kanë bashkëpunuar një kohë të gjatë. Kemi diskutuar platformën që pretenduesja për presidente dëshiron ta ndërtojë në rolin e saj që synon. Në këtë platformë kemi dhënë edhe mendimet dhe diskutimet tona. Nuk kemi vërejtje lidhur me përmbajtjen e platformës. Po ashtu, kemi diskutuar pozicionin e saj karshi akterëve partiakë në të ardhmen, kemi avancuar në këto diskutime dhe do të kemi edhe një takim të ardhshëm shumë shpejtë. Ndërkohë do t’i kthehemi organeve të partisë për t’i informuar në detaje rreth përmbajtjes së këtij takimi. Besoj që pas konsultimeve të brendshme dhe pas konsultimeve me zonjën Osmani do të kemi edhe qëndrimin tonë përfundimtar. Ajo që kemi parë sot është se ka qenë një frymë dhe intencë pozitive për të bërë zhbllokimin e situatës së tanishme”, tha Abdixhiku.

Lidhur me mundësinë e thirrjes së seancës për zgjedhjen e presidentit, Abdixhiku tha se e njëjta mund të thirret në momentin që ka pajtueshmëri prej të gjithë akterëve politikë, e jo njërës palë. Sipas tij, çdo hapë tjetër nëse s’ka konsensus do të jetë i pamatur në këtë fazë.

Abdixhiku: Çdo hapë tjetër nëse s’ka pajtueshmëri do të jetë i pamatur në këtë fazë

“Seanca mund të thirren në momentin e parë që ka pajtueshmëri prej akterëve politikë dhe jo vetëm njërës palë. Ne jemi në proces të ndërtimit të kësaj pajtueshmërie, nëse e arrijmë atëherë do të përcaktojmë edhe datën e seancës. Çdo hap tjetër do të jetë i pamatur në këtë fazë. Prandaj edhe atë duke i respektuar afatet kushtetuese do t’i përcaktojmë edhe hapat e ardhshëm”, tha ai.

Rreth unitetit brenda LDK-së, Abdixhiku para gazetarëve tha s’ka qëndrime individuale në LDK dhe se gjithë vendimet e organeve të partisë do të jenë për të gjithë.

Abdixhiku: S’mundet të ketë qëndrime individuale në LDK

“S’mundet të ketë qëndrime individuale, LDK-ja është parti që vendimet i merr në organet e saja më të larta. Këto vendime komunikohen grupit parlamentar, gjithmonë në konsultim me ta synojmë të jemi unik në mënyrë që vendimet e shumicës në LDK të jenë vendime për të gjithë”, tha ai.

Lidhur me mundësinë e aderimit të deputetëve të Listës Guxo në LDK, Abdixhiku tha se ata janë deputetë të koalicionit qeverisës, por në të ardhmen bashkëpunimi mbetet i hapur me gjithë ata që e ndjejnë vetën në partinë e tij.

Abdixhiku: Në të ardhmen bashkëpunimi mbetet i hapur me të gjithë që e ndiejnë veten me LDK

“Deputetët e Listës Guxo janë pjesë e koalicionit qeverisës. Deputetët e LDK-së janë pjesë e opozitës në këtë vijë janë të qartësuar gjërat. Në të ardhmen bashkëpunimi mbetet i hapur me gjithë ata që e ndjen veten dhe përshtaten me LDK-në”, tha ai.

Ky është takimi i parë ndërmjet Vjosa Osmanit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pa praninë e kryetarit të Vetëvendosjes, njëherësh kryeministrit Albin Kurti./E.Zeqiri/

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË