A muj’ u çove, Arben? Të kam votuar, plus krejt familjen dhe rrethin tim e kam frymëzuar me t’votu ty.

OPINION

Shkruan: Kimete BERISHA

A muj’ u çove, Arben?

Të kam votuar, plus krejt familjen dhe rrethin tim e kam frymëzuar me t’votu ty.

I vetmi mashkull që e kam votu’ je Ti, të tjerët janë gra të vuajtura e të përndjekura: V, S, D, A!

Pse ti zotëri sa rrin badihava, nuk shkon me vizitu Çun Lajçin në spital, për shembull!Erdogani, që (o Zot) po kujtoni se jeni më dikushi se ai, rregullisht e ka vizituar Ibrahim Tatlises-in në spital, se krejt bota normale kujdeset për artistët dhe për krijuesit e vetë, përveç shqiptarët, që pa vdekur nuk të bëjnë hesap për të gjallë.

A e din Kryeministri i Kosovës se me t’njofshëm disa të ashtuquajtur artistë, marrin rrogë nga shteti (e i bëjnë rrush e kumbulla në raki), edhe pasi janë pensionuar, kurse Çun Lajçi jeton me ‘t’fala’!

Pse ti ministër i shëndetësisë po hesht dhe pse kujton se ta durojnë shqiptarët heshtjen!Përgjigju!Pse nevojtoret e spitalit nuk kanë letër toaleti dhe ku janë paret e donacionet e dedikuara për spitale!S’na intereson e kaluara!Neve na intereson sot, në këtë moment çka po bën ti për shëndetësinë!

Tregoni: Kush i vjedh ilaçet dhe ushqimin e pacientëve e bën biznes me ta? Dua përgjigje, se kur dua të lexoj letërsi i preferoj shkrimtarët e jo qeverinë! Pse ti pushon tē shtunën dhe a po na tregon ku je momentalisht!Pse secili Institucion i vendit është i papastër dhe i vjen era çorbë?Pse nuk ka dezinfektues nëpër Institucione?Pse nuk pastrohen rrugët?Pse na ka mbulu’ bërllogu?Pse ‘popi çon dashuri në veri’ e shqiptarët paguajnë!

Çun Lajçi i sëmurë nga spitali nuk hesht, punon edhe të shtunën, e thotë të vërtetën dhe është frymëzim për të gjithë! Hesht rinia e lodhur dhe e ngujuar në ‘burgun e lojës”, brenda në shtëpi. Atdheu i rinisë shqiptare është loja dhe interneti!Jashtë fryen era!Jashtë bie shi!Jashtë bie edhe borë!Jashtë lojës, njerëzit vdesin përnjëmend, por me rëndësi mos me vdekë personazhet e lojës, ose edhe nëse duhet të vdesin edhe ata së paku ‘të jesh ti ai që i vret gjithë ditën në lojë dhe nuk ngihesh’!Le të dergjet atdheu, nami le të bëhet, çdo gjë në rregull derisa punon kompjuteri!

‘Veshi nuk ngopet me fjalë, krejt fjaët, muzikën, leximin, zhurmën dhe heshtjen e botës e dëgjon, dhe veshi ka vend edhe për fjalët e të gjitha yjeve dhe botërave tjera, Syri nuk ngopet me shikim, krejt botën e sheh plus ka vend në sy për të parë botëra të tjera’;Kurse, shqiptari nuk ngopet me lojë!

Ndoshta sepse asnjëherë s’e fiton lojën (pa hile! S’di! Heshtin ‘intelektualët’ që nuk janë! Heshtin ‘poetët’ që shkruajnë për t’u bërë poetë, në vend se më parë të jenë poetë e pastaj të shkruajnë poezi!

Dashuria nuk vjetërohet!Prandaj dashuria nuk ka moshë, nuk ka rini! Rini dhe pleqëri ka veç trupi! Se sikur dashuria të ishte rini, sot rinia do të ta kishin zënë derën!P.S. Pse po ju vdesin njerëzit para duarve?Pse në Kosovë kanë vdekur 80 përqind e bletëve dhe Ministria e Bujqësisë i ka lënë bletarët të vetmuar!Pse askush nuk e merr seriozisht fermerin që i ngordhën lopët dhe në shenjë proteste e mërzie ua solli lopët e ngordhura para Institucionit!Fjalët janë harxhuar. Ku është puna?

Për 40 ditë mishi i njeriut të vdekur ndahet nga trupi!’What has been will be again, what has been done will be done again; there is nothing new under the sun’.Se mentaliteti i shqiptarëve është problem!

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË