Gjatë ditës së shtunë Ronaldo e konfirmoi se është rikthyer në stërvitje me ekipin e United.
Ai gjithashtu njoftoi se do të luajë në miqësoren e së dielës ndaj Rayo Vallecanos.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Ten Hag.“Ronaldo do të luajë ndaj Rayo Vallecanos.
Ai do të jetë me ekipin nesër, por nuk e di se sa do të luajë”, tha trajneri.
Kujtojmë se Ronaldo nuk mori pjesë me ekipin në fazën përgatitore që e kanë zhvilluar.