Presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai ukrainas Volodymyr Zelensky kanë zhvilluar një bisedë telefonike gjatë ditës së sotme.
Lajmin e bëri të ditur Sky News, sipas të cilit Macron Macron rikonfirmoi synimin e NATO-s për të dërguar armë në Ukrainë.
Kjo bisedë telefonike mes dy liderëve erdhi pasi presidenti francez tha në një intervistë se ai dëshiron ta shohë Rusinë të mundur në Ukrainë, por jo ta “shtypin” atë në tokën e saj.
Zyra e Macron tha në një deklaratë se të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu vizitat e fundit të Zelensky-t në Londër, Paris dhe Bruksel.
Macron gjithashtu ripohoi mbështetjen e tij për një propozim paqeje prej 10 pikash të paraqitur nga Zelensky gjatë bisedës së tyre telefonike.
Kujtojmë se lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të vitit të kaluar, ku mijëra persona kanë humbur jetën si pasojë e agresionit të pajustifikuar dhe paprovokuar rus.