Francezi Zinedin Zidane gjithmonë është shprehur se nuk donte të kishte një karrierë të gjatë si trajner, por ai është gati të kthehet, madje sapo të përfundojë Botërori i Katarit. Kështu, ish-trajneri i Realit të Madridit, i cili mori pjesë në prezantimin e statujës së tij të re prej dylli në muzeun Grevin, kur u pyet për të ardhmen e tij, u përgjigj: “Kur do të më shihni sërish në një stol? Së shpejti, së shpejti. Nuk është e largët koha, do ta bëj sërish këtë punë”, siguroi Zidane, i cili nuk e fsheh se në një kohë të shkurtër mund të drejtojë sërish një ekip, konkretisht kombëtaren e Francës. Didier Deshamps e mbyll kontratën me kombëtaren franceze sapo të përfundojë Kupa e Botës dhe Zidane është kandidati kryesor për ta pasuar. “Për momentin, po i shijoj pushimet, por nuk jam larg rikthimit, prisni edhe pak”, u shpreh shkurt Zidane. Puna në krye të një përfaqësueseje nuk është impenjative si në klube, pra do të kishte shumë më tepër kohë të lirë. Kur u largua nga Reali i Madridit, Zidane la të nënkuptohej se një ditë do të stërviste skuadrën kampione të botës (aktuale) dhe dëshira e tij duket se po plotësohet.
Po kthehet Zidane, së shpejti në krye të një ekipi të madh
MAGAZINA E LAJMEVE
KOSOVË
BOTA
RAJONI
All