Këngëtarja Rita Ora dhe partneri i saj, regjisori Taika Waititi do të prezantojnë së bashku “MTV European Music Awards 2022”.
Ndarja e çmimeve prestigjioze do të zhvillohet më 13 nëntor në Dusseldorf, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur vvetë artistja shqiptare.
“Jemi të entuziazmuar të jemi prezantues në MTV EMA të këtij viti dhe të festojmë muzikantët dhe performancat më të mira nga e gjithë bota. Mezi presim ta ndajmë mbrëmjen me të gjithë këta artistë të talentuar”.’-ka thënë Rita.
Ajo vijoi më tej duke thënë se veçantia e madhe është fakti se ajo do të ndajë skenën me Taika-n.
“Jam e emocionuar që jam rikthyer si prezantuese dhe ndarja e skenës me Taikan e bën atë edhe më të veçantë. Ne i kemi të gjitha në EMA të këtij viti, surpriza, argëtim, modë, komedi dhe mbi të gjitha muzikë fantastike. Mezi pres që publiku të ndajë këto momente me ne”.