Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të ngacmimit seksual që ka ndodhur dje në fshatin Slivovë, ku një 25-vjeçare u përballë me një burrë, i cili e ka ngacmuar seksualisht. Sinjali ka mësuar se 53-vjeçari i dyshuar është arrestuar pas denoncimit të viktimës. Por kush është burri që përfundoi në Polici për ngacmim seksual?
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua dhe u ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit, është Mark Gashi nga fshati Slivovë.
Si ndodhi rasti?
Vajza u përball me ngacmuesin, në orët e mesditës së të enjtes, kur i njëjti filloi ta ngacmonte seksualisht në mes të rrugës. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se nga deklarata e viktimës të dhënë para hetuesve policorë është kuptuar se 53-vjeçari e kish puthur dhe ledhatuar vajzën, pa dëshirën e saj.
Për këtë moment të trishtë me të cilin u ballafaqua, ajo vendosi ta denoncojë ngacmuesin në Polici, ku ka kërkuar ndihmë para se ai të bënte ndonjë veprim tjetër.
Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në veprim dhe kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, i cili pasi ka dhënë deklaratën e tij, është dërguar në mbajtje.