Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është bërë pjesë e listës së këngëtarëve më të pasur në Britani, transmeton albinfo.ch.
“Sunday Times” ka publikuar listën e këngëtarëve më të pasur në Britaninë e Madhe.
Sipas kësaj liste, këngëtarja shqiptare mban vendin e 11-të në listën e këngëtarëve më famë botërore. Lista kryesohet nga këngëtarja e famshme Adele dhe këngëtari i mirënjohur Ed Sheeran.
Këngëtarja shqiptare bën pjesë për herë të parë në këtë listë me një vlerë pasurie prej 16 milionë £. Ndërkohë, suksesi i këngëtarëve në listë, të cilët kanë rritur pasurinë e tyre nga këngët e reja të ndjekura nga miliona njerëz në gjithë botën.