41 persona kanë vdekur dhe 303 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë kryer 1,405 teste.
1169 pacientë janë regjistruar të shëruar.
Deri më tani, në Maqedoninë e Veriut janë kryer gjithsej 616,862 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 127,240, numri i pacientëve të rikuperuar është 105,524, numri i vdekjeve është 3,716 dhe numri i rasteve aktive është 18,000.