Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, z. Atdhe Hykolli, priti në Takimin Drejtorin e Qendrës Kosovare për Përkrahje të Biznesit, Prof. Dr. Besnik Krasniqin, njëherësh profesor i ndërmarrësisë dhe i bizneseve të vogla, bashkë me bashkëpunëtorët, znj. Hatmane Sada dhe z. Arbër Lajqi.
Në takim pos të tjerash u diskutua edhe për bashkëpunimin e ndërsjellë të BSPK-së me QKPB-në drejt të realizimit të projekteve të përbashkëta të cilat do të fuqizonin dhe do ta bënin edhe më të qëndrueshëm dialogun social në shoqërinë kosovare.
Në takim u diskutua edhe rreth të projekteve që do ta vetdijesonin drejtpërsëdrejti të punësuarin e tërthorazi edhe punëdhënësin duke ua mësuar palëve në dialog që të mbrojnë të drejtën e tyre po edhe të mësojnë që të mos ua shkelin të drejtat të tjerëve.
