25 vjet nga rënja heroike e Adrian Krasniqit, njërit prej kolosëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Shkruan: Faton Mehmetaj

Jeta e tij që nga fëmijëria e deri në rënje të tij në altarin e Atëdheut është e mbushur plot lavdi.

Adriani lindi më 11 tetor 1972 dhe ishte ushtari i parë i rënë me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte njëri nga shtyllat kryesor të UÇK-së dhe bashkë më Luan Haradinajn e përbënin boshtin kryesor të guerilës së UÇK-së.

Adrian Krasniqi ka lindur në familjen e njohur të Sylërexhëve të fshatit Vranoc, të Pejës, nga babai Rexhepi dhe nëna Mejremja. Ai e kishte mbështetjen e nënës së tij Mejremes të agjës Xhafer Krasniqi por edhe të Agim Tafë Krasniqit në Tropojë po ashtu familjar i Adrian Krasniqit.

Adriani mësimet e para i mori në shkollën fillore “Vëllazërimi” në Baran, ndërsa shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë. Në vitet 1991 – 1993 studimet i vijoi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, dhe pastaj në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës.

Që nga viti 1992 e deri në vitin 1997, Adrian Krasniqi me pjestarët tjerë të grupit kohë pas kohe kanë sjellë armatim nga Shqipëria për ti frunizuar grupet e UÇK-së. Edhe pse ishte identifikuar nga organet e sigurimit serb për veprimtarinë e tij ushtarake, ai nuk u ndal as një minut të vetem.

Ka bashkëpunuar ngusht më Ilir Konushevcin, familjen Haradinaj, me Qerim Kelmendin, Mujë Krasniqin, Rexhep Selimin, Sylejman Selimi e shumë e shumë figura tjera që kanë qenë drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 16 tetor të vitit 1997, Adrian Krasniqi së bashku me Mujë Krasniqin, Ilir Konushevcin dhe Qerim Kelmendin, ndërmerr një aksion të armatosur kundër stacionit policor në fshatin Kliçinë të komunës së Pejës. Në këtë rast, njësiti i UÇK-së kishte shkëmbyer zjarr të ashpër me forcat policore serbe. Në këtë shkëmbim zjarri, Adriani bie heroikisht në altarin e lirisë.

Trupi i dëshmorit Adrian Krasniqi u varros në vendlindjen e tij në Vranoc. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë shumë liridashës dhe luftëtarë të ardhshëm të UÇK-së, nga të gjitha viset e Kosovës. Në kohën e luftës frontale në Dukagjin, shtëpia e Adrian Krasniqit në Vranoc bëhet spital ushtarak, ndërsa familja Krasniqi, ashtu sikurse edhe shumë familje të tjera liridashëse, u vunë në shërbim të gjithanshëm të luftës për çlirimin e Kosovës nga robëria serbe.

Me emrin e tij u emërtua Brigada 133 e Lugut të Drinit, në Zonën Operative të Dukagjinit. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adrianin e ka graduar, pas rënies, me gradën ushtarake gjeneralkolonel. Sot, emrin e tij e mban me pietet e nderim kazerma e Zonës së Tretë Mbrojtëse e TMK-së në Pejë.

Adrian Krasniqi, pas rënies, është nderuar me mirënjohje të shumta nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, nga Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së, nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës dhe nga Komanada e Zonës Operative të Dukagjinit. Në Varrezat e Dëshmorëve në Vranoc, ku prehen në amshueshmëri dëshmori Adrian Krasniqi, është ngritur lapidari, me pllakën përkujtimore të skalitur në të. Për veprën dhe heroizmin e këtij prijetari të lirisë janë thurur këngë, shkrime të ndryshme, poezi, monografi. Emrin e tij e mbajnë rrugë e sheshe dhe është ndër figurat më të çmuara të UÇK-së.

Sot e për mot përulëmi para figurës madhështore të Gjeneralmajor Adrian Krasniqit, para veprës së tij të pavdekshme, Shtatores së tij që simbolizon lavdinë e tij dhe lirinë e Kosovës.
Përjetësisht në kujtimin dhe mendjen tonë!
Lavdi!

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË