2021: RRITJA E EKONOMISË BOTËRORE PARASHIKOHET 4.7 PËR QIND

Një raport i fundit i OKB-së parashikon një rritje më të madhe të ekonomisë botërore gjatë vitit 2021 se sa parashikimet e mëparshme. Megjithë rritjen të ndikuar kryesisht nga ekonomia e Shteteve të Bashkuara, ekspertët theksojnë se duhet ende punë për rimëkëmbjen e plotë nga dëmet e shkaktuara nga pandemia COVID-19.

OKB-ja parashikon që ekonomia botërore do të rritet me 4.7 për qind, falë një zhvillimi më të madh nga ai që pritej në Shtetet e Bashkuara.

Rritje bazohet tek pritshmëria e shtimit të konsumit në Shtetet e Bashkuara, përparimi në shpërndarjen e vaksinës dhe paketa e ndihmës ekonomike.

Richard Kozul-Wright, Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin

“Ne kemi ngritur parashikimin tonë për ekonominë botërore. Një pjesë e madhe ka të bëjë me Shtetet e Bashkuara. Paketa e ndihmës ekonomike do të ketë ndikim të fortë pozitiv në ekonominë amerikane së bashku me vaksinimin e suksesshëm. Ne parashikojmë rritje prej 1.9 për qind mbi atë që kishim parashikuar për ekonomisë amerikane”, tha drejtori i divizionit për globalizimin dhe strategjitë e zhvillimit në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin, Richard Kozul-Wright.

Por rimëkëmbja aktuale nuk nënkupton kapërcimin e krizës së shkaktuar nga pandemia, sidomos për vendet që janë në zhvillim.

“Raporti parashikon rritje të Prodhimi i Përgjithshëm Bruto për këtë vit pak më shumë sesa ishte para krizës, por nëse marrim parasysh faktin se ekonomia botërore ishte në rritje para pandemisë, pritet një hendek prej 5 për qind në 2021. Kjo nënkupton që edhe me rritjen aktuale të nxitur kryesisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina, ekonomia botërore do të jetë nën 5 për qind krahasuar me nivelin që do të kishte para pandemi. Kjo nënkupton që kriza ende është serioze dhe rimëkëmbja nuk ka përfunduar”, thotë Nelson Barbosa, profesor i ekonomisë në Universitetin e Brazilias, bashkëautor i raportit .

Ekspertët ngrenë shqetësimin për dështimin e multilateralizmit gjatë forumit të G-20, pabarazitë lidhur me shpërndarjen e vaksinave dhe pabarazitë tjera që janë përkeqësuar edhe më shumë gjatë pandemisë..VoA

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË