11 fakte që të ‘luajnë trurin’: Ja sa në të vërtetë është i pasur Bill Gates

Bill dhe Melinda Gates njoftuan se do të divorcohen pas 27 vjetësh martesë.

Sipas medieve të huaja, çifti i cili u martua në vitin 1994, njoftoi për divorcin e tyre të hënën në rrjetin social Twitter.

Njoftimi ngre pikëpyetje se si çifti do të ndajë pasurinë e tyre masive.

Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft, është personi i katërt më i pasur në botë me një vlerë neto prej 146 miliardë dollarësh.

Ai jeton në shtetin Seattle të Washingtonit, ku të gjitha pasuritë e fituara përmes një martese ndahen 50 me 50, përveç nëse specifikohet ndryshe në një marrëveshje para martese.

Sidoqoftë më poshtë janë të renditura 11 fakte që vendosin pasurinë e tij në perspektivë.

1. Bill Gates është bërë 41 miliardë dollarë më i pasur, vetëm gjatë vitit të kaluar

Më 4 maj 2020, vlera neto e Gates ishte rreth 105 miliardë dollarë.

Ai është gati 70 miliardë dollarë më i pasur sa sa ishte pesë vjet më parë në vitin 2016.

2. Bazuar në atë se sa u pasurua Gates vitin e kaluar, ai bën afërsisht 4,630 dollarë në sekondë

Kjo do të thotë se nuk do t’ia vlente koha e tij të ndalej dhe të merrte një kartëmonedhë prej 100 dollarësh që lëshoi në tokë.

3. Nëse Gates do të shpenzonte 1 milion dollar në ditë, do t’i duheshin rreth 400 vjet për të shpenzuar pasurinë e tij

Por edhe pse Gates kënaqet me disa lukse – të tilla sikurse është i pajisur me një aeroplan privat dhe me një shtëpi masive në Washington tani me vlerë prej 125 milionë dollarë – miliarderi është i njohur për të qenë relativisht i kursyer në shpenzimet e tij.

4. Gates është rreth 66 për qind më i pasur se monarkia britanike

Pasuria e familjes mbretërore britanike ishte me vlerë rreth 88 miliardë dollarë në vitin 2017, sipas Forbes.

5. Megjithëse Gates e bëri pasurinë e tij duke themeluar Microsoft-in me Paul Allen, ai zotëronte vetëm 1.3 për qind të kompanisë në vitin 2019 – dhe përsëri ka pasuri prej 146 miliardë dollarësh

Është e paqartë se sa për qind të kompanisë zotëron tani Gates pasi u largua nga posti i drejtorit të Microsoft në muajin mars të vitit 2020.

6. Gates mbetet personi i katërt më i pasur në botë edhe pasi dha të paktën 41 miliardë dollarë për bamirësi gjatë viteve

Gates dhe gruaja e tij themeluan Bill & Melinda Gates Foundation në vitin 2000, i cili tani është bërë fondacioni më i madh privat bamirës në botë dhe përqendrohet në shëndetin global dhe varfërinë.

Ai ka dhuruar 35.8 miliardë dollarë në aksione të Microsoft për fondacionin Bill & Melinda Gates, sipas Forbes.

Në vitin 2010, Gates dhe Warren Buffett – tani personi personi i shtatë më i pasur në botë – themeluan “The Giving Pledge”, një organizatës bamirësie që inkurajon njerëzit më të pasur në botë të japin pjesën më të madhe të pasurisë së tyre për bamirësi gjatë jetës së tyre ose pas vdekjes së tyre.

7. Gates është aq i pasur sa që një person mesatar amerikan që shpenzon 1 dollar është e ngjashme me Gates që shpenzon rreth 1.2 milion dollarë

8. Pasuria neto e Gates është më e madhe se Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) i Luksemburgut, Estonisë dhe Bolivisë – së bashku

GDP i Luksemburgut është rreth 71 miliardë dollarë, i Estonisë është 31.4 miliardë dollarë dhe i Bolivisë është 40.8 miliardë dollarë, sipas të dhënave të Bankës Botërore.

9. Gates është më i pasur se personi më i pasur në Azi dhe personi më i pasur në Kinë – së bashku

Biznesmeni indian, Mukesh Ambani me një pasuri prej 74.7 miliardë dollarësh, është personi më i pasur në Azi. Pasuria e Zhong Shanshan është me vlerë prej 66.3 miliardë dollarësh, ai është personi më i pasur në Kinë.

10. Gates mund t’ia japë 15 dollarë çdo personi të vetëm të gjallë në planet – dhe akoma do t’i kishte 28 miliardë dollarë në llogari

Popullsia e botës ishte 7,874,758,042 deri në maj 2021.

11. Sipas Administratës së Sigurimeve Shoqërore (SSA), njeriu mesatar amerikan me një diplomë bachelor do të fitojë rreth 2.2 milionë dollarë gjatë jetës së tij, Gates e bën atë në pak më shumë se 28 minuta

Sipas SSA, një grua mesatarisht në SHBA me një diplomë bachelor do të fitojë 1.3 milion dollarë gjatë jetës së saj.

Bazuar në të ardhurat e tij prej 41 miliardë dollarësh në vitin e kaluar, Gates bën rreth 78 mijë dollarë në minutë sipas llogaritjeve të Business Insider.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË