​Zaev paralajmëron BE: Ju do të goditeni në Ballkan

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, vlerësoi se zhgënjimet rreth negociatave të bllokuara me BE dhe kolapsi me shpërndarjen e vaksinave i japin hapësirë Rusisë dhe Kinës në Ballkan.

Sipas mediave maqedonase, Zaev paralajmëroi BE se reputacioni i saj do të “marrë një goditje në Ballkan dhe do të humbasë vendin e saj përpara forcave rivale nëse nuk fillon së shpejti negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

“Nëse rruga e rajonit për në BE ngadalësohet, ajo do të hapë më shumë hapësirë për fuqitë e tjera, veçanërisht Rusinë dhe Kinën. Nëse BE nuk i mban premtimet e saj në rajon, do të jetë më pak një nxitje për Kosovën dhe Serbinë për të gjetur një zgjidhje në bisedimet e sponsorizuara nga BE dhe do ta bëjë më pak të mundshme që BeH të zbatojë reformat e nevojshme,” tha kryeministri i Maqedonisë Veriore.

Në një intervistë për “Politico” të Brukselit, e cila u bë gjatë vizitës së javës së kaluar në Athinë, Zaev hodhi poshtë idenë e komisionarit të BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, për të ndarë fillimin e negociatave të pranimit midis Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.

“Mesazhi kundër ndarjes është i qartë dhe shpresoj se Bullgaria do të jetë e arsyeshme,” tha ai, duke e përshkruar problemin me Sofjen si “thelbësor”, duke shprehur optimizëm se mund të gjendej një zgjidhje e mosmarrëveshjes.

Kryeministri i Maqedonisë Veriore vuri në dukje se ai shpresonte në ndihmën e fuqive perëndimore, duke përfshirë presidentin e SHBA-së Joseph Biden. Nëse nuk ka progres, vlerësoi Zaev, procesi i zgjerimit do të ngrihet për të paktën një vit e gjysmë tjetër për shkak të zgjedhjeve në Bullgari, Gjermani dhe Francë.

“Kaq shumë viktima dhe pas kësaj BE nuk do ta jep (premtimin). Ky është problemi. Ne kemi treguar më shumë vlera dhe sjellje evropiane sesa BE,” tha Zaev, duke shtuar se me gjithë dështimet e fundit, ai është optimist dhe mendon se BE mund të rikthejë besimin duke hapur shpejt bisedimet e anëtarësimit.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË