​Vendoset busti i atdhetarit Anton Çeta në Klinë

Për nderë të 31 vjetorit të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë, në qendër të qytetit të Klinës është bërë zbulimi i bustit të atdhetarit e pajtimtarit, profesor Anton Çetës.

Në këtë organizim kanë marrur pjesë kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Fadil Gashi, nënkryetari, Besim Hoti, përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale përfaqësues të Asociacionit Forumit të Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” nga Klina dhe Këshillit të Donatorëve nga Diaspora- Zvicër, mixha Halil Krasniqi, përfaqësues të OVL-UÇK, klerikë fetarë, personalitete të kulturës, politikës dhe qytetarë.

Kryetari i komunës, Zenun Elezaj, ndër të tjera tha se Anton Çeta e atdhetarët tjerë filluan misionin jetësor, pajtimin e shqiptarëve, duke trasuar rrugën e bashkimit të shqiptarëve kundër armikut shekullor dhe lirisë e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“31 vite më parë, me nismën e profesorit, shkrimtarit e njeriut të urtë, Anton Çetës, kishte filluar në gjithë Kosovën një aksion fisnik, humanitar e kombëtar për pajtimin e gjaqeve e ndaljen e vëllavrasjes. Në këtë kohë, kur pushtuesi serb kishte filluar marrjen e masave represive, atdhetarët shqiptarë filluan ngritjen e vetëdijes kombëtare. Viti 1990 bëri bashkë intelektualë, akademikë, studentë, fshatarë e aktivistë, me një mision jetësor e kombëtar, pajtimin e shqiptarëve e ndaljen e hasmërive. Pikërisht kur pushtuesi synonte të na përçante e të na sundonte, Anton Çeta e atdhetarët tjerë, filluan misionin jetësor, pajtimin e shqiptarëve, duke trasuar rrugën e bashkimit kundër armikut shekullor, lirisë e pavarësisë së Republikës së Kosovës. 31 vite pas kësaj ngjarje që bashkoi popullin shqiptar e dha një ndihmesë jashtëzakonisht të madhe në ngjarjet e mëvonshme, Anton Çeta po na bashkon prapë në Klinë. Unë falënderoj përzemërsisht Forumin e Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” në Klinë dhe Këshillin e Donatorëve në Zvicër, dhe jam jashtëzakonisht i lumtur për vendosjen e bustit të këtij njeriu të urtë e atdhetar të madh në Klinë, këtu pranë shtatores së humanistes së madhe shqiptare, Nënë Terezës. Të dy, si profesor Anton Çeta ashtu edhe Nënë Tereza, kanë lënë pas vetës shembujt më të mirë, jo me fjalë por me vepra konkrete, se si duhet të punohet për një të ardhme të ndritur e të qetë, si duhet të punojmë për të mirën e përgjithshme, duke i shtrirë dorën e pajtimit e ndihmës njëri tjetrit. Veprat e tyre për ne janë udhërrëfimi i duhur”, tha kryetari Elezaj.

Ne emër të Rinisë së Këshillit të Pajtimit të Gjaqeve, Have Shala, tha se profesor Anton Çeta dhe pajtimi i gjaqeve kanë emërues të përbashkët, paqen.

Pal Canaj, nga Asociacioni Forumi i Intelektualëve “Lugj Gurakuqi” në Klinë, në fjalën e tij tha kontributi i Anton Çetës në pajtimin e gjaqeve është madhor.

Po ashtu, për kontributin e profesor Anton Çetës foli edhe Gani Nikqi, nga Këshilli i Donatorëve në Diasporë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË