​Shatri: Për shpëtimin e ekonomisë nevojiten 1.5 miliard euro

Ish-ministri i Financave Haki Shatri po e fajëson Qeverinë Kurti 2 për mënyrën e mbështetjes së sektorit privat në këtë kohë pandemie.

Mospublikimi i planit qeverisës nga ana e kryeministrit Albin Kurti, Shatri thotë se paraqet probleme të mëdha ekonomike-sociale, të cilat, sipas tij janë duke u thelluar.

Sipas Shatrit duhet një plan i qeverisë për një dinamikë më të shpejtë të zhvillimit ekonomik në mënyrë që vendi të dalë prej kësaj situate. Teksa shton se gjendja ekonomike është aq e rëndë, sa që për ta rikuperuar këtë nevojiten 1.5 miliard euro.

Shatri: Gjendja ekonomike është e rëndë, 1.5 miliard euro për rikuperim

“Problemet ekzistuese të më hershme jo që janë zvogëluar, por janë rrit, varfëria edhe papunësia. Kështu që në këtë aspekt jemi në një situatë mjaft të rëndë ekonomike…(04’44. Shumat që janë ndarë për me i përkrah bizneset janë simbolike, janë emergjente. Flitet për 300 milionë në forma të ndryshme, disa janë realizuar, disa janë në proces e sipër. Por janë shumë të vogla. Për vëllimin e ekonomisë së Kosovës dhe problemet që janë krijuar… në bazë të përvojës që kam në këto vite punë me buxhet dhe me çështje të zhvillimit ekonomik, pa 1.5 miliard euro që kishin me u futur në ekonominë e Kosovës, është bukur zor me tejkaluar ose me rimarrë veten dhe me u kthyer në nivelin që kishte qenë në kushte normale pa Covid. Kjo shumë është bukur vështirë me u sigurua”, thekson Shatri.

Për zvogëlimin e shtesave për pensionistët nga ana e Qeverisë, Shatri thotë në një intervistë do të ishte dashur të gjenden mjetet financiare për vazhdimin e mbulimit të shtesave të kësaj kategorie në pandemi.

Shatri: Shtesat pensioanle duhet të vazhdonin edhe më tej

“Ndoshta është dashur me gjetur ndonjë formë të paktën sa të zgjatë me këtë intensitet pandemia me vazhdua me shtesat pensionale. Por për një vendim të përhershëm, për rritje të pensioneve bazike duhet një konsultim bukur i gjerë edhe serioz, sepse buxheti është i limituar”, thotë ai.

Në anën tjetër, Shatri ka edhe një kërkesë për Qeverinë Kurti 2, i cili kërkon t’i kushtojë një vëmendje të veçantë zhvillimit demografik. Ai shpreh frikën se në bazë të trendit aktual, në dhjetë vitet e ardhshme vendi mund të mbetet vetëm me 1 milion banorë.

Shatri: Një vëmendje e veçantë duhet kushtuar zhvillimit demografik, kemi me mbet 1 milion banorë

“I kisha bërë thirrje qeverisë, e kam iniciuar edhe më përpara për këto qeveritë e kaluara që një vëmendje të veçantë t’ia kushtojnë zhvillimit demografik. Kemi me ardhur në një situatë kemi me i pasur të gjitha, vetëm njerëz jo. Dhe jo shumë larg në një dinamikë që është në dhjetë vitet e fundit, ne sipas statistikave thuhet se e kanë lëshuar 500 mijë njerëz. Prej vitit 1999 kur OSBE e ka bërë vlerësimin e popullsisë në 1 milion e 800 mijë banorë, ne tash 20 vjet pas diku 1 milion e gjysmë… Po vazhdon kjo kështu, pas dhjetë vjetëve kemi me mbetur 1 milion. Është obligim patriotik, shtetëror, kombëtar me marr masa të cilat do ta rikthejnë një dinamikë pozitive në normën e shtimit, qoftë duke krijuar kushte me i mbajt njerëzit që janë gjallë tash këtu ose duke i stimuluar shtimin biologjik”, deklaron Shatri.

Ndërsa për premtimin në fushatë nga ana e liderit të LVV-së për rritjen e pagës minimale, Shatri thotë se patjetër duhet të rritet në 250 deri 300 euro, përkundër që kjo ndikon edhe te pensionet e veteranëve të luftës së UÇK-së. /I. Shabani/

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË