​Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Shqipëri pritet të dal brenda 48 orësh

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi beson se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, do të dalë brenda 48 orëve. Sipas tij, sistemi elektronik që e kanë përdorur në këto zgjedhje e që ka qenë risi, është i sigurt për të ruajtur integritetin dhe fshehtësinë e votimit.

Mëngjesin e sotëm janë shpallur rezultatet zyrtare për KZAZ 40 në kryeqytet, aty ku përkon me Njësinë 10. Në këtë KZAZ, numërimi është bërë në formë elektronike, si një nga risitë e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri. Në 32 qendrat e votimit të KZAZ 40 në kryeqytet, Partia Socialiste ka fituar me 6007 vota, përkundër PD-së me 4550 vota dhe LSI me 628 vota. Bojken Abazi i pavarur 179 vota.

Celibashi thotë se disa KZAZ kanë raportuar disa probleme për mënyrën se si po zhvillohet procesi i votimit, derisa ua tërhoqi vërejtjen komisionerëve duke iu thënë se historitë e komisionerëve të sëmurë dhe të lodhur duhet të marrin fund.

Celibashi: Historitë e komisionerëve të sëmurë dhe të lodhur duhet të marrin fund

“Ka disa probleme të raportuara në disa KZAZ mbi mënyrën e si anëtarët e grupit të numërimit po e zhvillojnë procesin e numërimit të fletëve të votimit, janë sporadike si raste por meritojnë të kenë vëmendjen e përfaqësuesve të partive politike në mënyrë të posaccme të lidershipit përkatës pasi raste kur komisioneri është lodhur do bëjë 1-2 orë pushim unë mendoj që janë tregues së mungesës së vullnetit për të përmbushur detyrimet ligjore në raport me nxjerrjen e rezultateve. Partitë politike duhet të kenë marr masa nëse komisionerët e tyre anëtarët e grupit të numërimit lodhen të kenë gati grupet tjera të numërimit, KQZ ka marr masa që trajnoj në mënyrë të menjëhershme edhe nëse nuk e kanë bërë trajtimin, por historitë e skenat me komisionerë të sëmurë apo lodhur besoj që duhet të marrin fund dhe ajo parti që i bënë këto është diskredituese për partinë“, theksoi ai.

Celibashi thotë se sistemi elektronik i aplikuar është 100% i sigurt në kuptim të ruajtjes së integritetit dhe fshehtësisë së votimit.

Celibashi: Sistemit elektronik i aplikuar 100 % i sigurt

“Sistemi elektronik i aplikuar është 100% i sigurt në kuptim të ruajtjes së integritetit dhe fshehtësisë së votimit kjo është e padiskutueshme…Ne jemi të gjithë dëshmitar se që për mënyrën se si komisionet zgjedhore janë të përbëra partitë politike kanë një ndikim shumë të madh në veprimtarinë e tyre dhe në ushtrimin e përgjegjësve të këtyre komisionerëve, por të paktën nga raportimet që ka KQZ-ja rezulton që në pikëpamje të administrimit zgjedhor ka pasur disa përmirësime sinitikative kemi pasur jo një përmbushje të mirë nga ana e tyre sa i përket raportimit në lidhje me pjesëmarrje por besoj që pajisja që kemi përdorur edhe pse në kohë reale nuk e ofron mundësinë sepse të dhënat janë aty për të pasur më shpejt se herët të tjera rezultatin mbi pjesëmarrjen në votime”, tha ai.

Lidhur me pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje, Celibashi tha se shifra që janë raportuar dje deri në 23:00, bazohej në të dhënat që kanë paraqitur në KQZ nëpërmjet sistemit aplikativ.

Celibashi: Shifra deri në mesnatës bazohet në të dhënat e sistemit aplikativ, nga tani të dhënat janë nga numërimi i fletëvotimit

“Shifra që kemi raportuar të paktën deri dje deri në orën 11:00 të mesnatës bazohej në të dhënat që kanë paraqitur në KQZ nëpërmjet sistemit aplikativ ose komisionerët anëtar e qendrave të votimit, kjo mënyrë e paraqitjes së të dhënave ose të informacion ka përfunduar që në orën 19:00 kur janë mbyllur qendrat e votimit dhe tani ne të dhënat i marrim gjatë procesit të numërimit të fletëve të votimit çdo e dhënë që pasqyrohet tani është e dhëna zyrtare në lidhje me pjesëmarrje në votim në ditën e djeshme pasi anëtarë e numërimit apo KZAZ kanë tabelën përmbyllëse të votimit për çdo qendër votimi”, u shpreh ai. /I.Gola//B.Ibishi/

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË