​Regjistrimi i popullsisë i paraparë për shtator, kërkohet të shtyhet për vitin 2022

Procesi i regjistrimit të popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare në Kosovë, i paraparë të mbahet në shtator të këtij viti, po kërkohet të shtyhet për vitin 2022. Kjo për shkak të pandemisë Covid-19 dhe mbajtjes së zgjedhjeve.

Drejtues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), thonë se regjistrimi i popullsisë që ka një kosto rreth 11 milionë euro është dashur të fillojë në muajin prill 2021, por që është shtyrë për në muajin shtator të këtij viti, raporton KosovaPress.

Megjithëse, edhe shtatori për zëvendëskryeshefin e ASK-së, Ilir Berisha është i pa papërshtatshëm, pasi siç thotë ai zgjedhjet lokale dhe veçanërisht pandemia Covid-19, ka ndikuar që të kërkohet në mënyrë institucionale që regjistrimi të shtyhet për muajin prill të vitit 2022.

Berisha thotë në një intervistë për KosovaPress, se në bazë të rekomandimeve të statistikave të kombeve të bashkuara të Eurostat dhe për të pasur një regjistrim të suksesshëm, kërkohet një periudhë tjetër për shkak të kushteve të pandemisë, e cila ndikon në kualitetin e regjistrimit të popullsisë.

Berisha: Kërkojmë në mënyrë institucionale që regjistrimi të shtyhet për prill të vitit 2022

Video

“Ende mbetet si datë zyrtare shtatori i këtij viti, mirëpo duke parë që pandemia vazhdon të jetë prezent, dhe duke pasur në konsideratë që regjistrimi mbahet drejtpërdrejt me ekonomitë shtëpiake, të cilët e rekomandojnë kushte këto të pandemisë, atëherë edhe testimet që do të bëhen me radhë, do të jenë të ndikuara në këto kushte të pandemisë dhe të gjitha këto janë që ne tani për tani të përgatitemi që të kërkojmë në mënyrë institucionale që regjistrimi të shtyhet për prill të vitit 2022. Aktivitetet jemi duke i kryer të gjitha sipas planit, sipas një dinamike, mirëpo një pjesë e aktiviteteve është e ndikuar nga kushtet e Covid-19, edhe nga situata institucionale që kërkohet infrastrukturë ligjore”, thotë Berisha.

Nga regjistrimi i fundit i popullsisë i bërë në vitin 2011, numri i popullsisë rezidente në Kosovë, sipas të dhënave të ASK-së ka qenë 1,820,631 banorë.

Këtë regjistrim e bojkotuan serbët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit dhe ende nuk dihet nëse do të marrin pjesë në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë.

Berisha: Ne konsiderojmë që regjistrimi i popullsisë të realizohet në gjithë territorin e Kosovës

Video

“Çdoherë me ligj parashihet që regjistrimi të mbulon të gjithë territorin e Kosovës, ne jemi duke punuar dhe në bazë të programit kemi një agjendë që do të diskutojmë, do të komunikojmë me të gjitha komunitetet, me të gjithë akterët, duke u involvuar edhe Qeveria me gjithë mekanizmat e saj që të përfshihen. Mirëpo, edhe pse me ligj është i detyruar, pjesa tjetër mbetet çështje politike. Ne konsiderojmë që do të realizohet edhe në (veri) në gjithë territorin e Kosovës… më 2011 edhe pse kanë qenë të përfshira, kanë pasur bojkotime (komuniteti serb), pastaj është menduar një ligj për tjetër regjistrim, por megjithatë nuk është bërë regjistrim tjetër për pjesën veriore. Janë shfrytëzuar burime administrative, me anketa jo për qëllimin e regjistrimit të popullsisë, por të cilat i kemi nxjerrë dhe na kanë ndihmuar edhe numrat pak a shumë një vlerësim për popullsinë rezidente që ka qenë në pjesën veriore”, thotë ai.

Kostoja totale e regjistrimit llogaritet të jetë 11 milionë euro, mjetet këto të cilat janë ndarë nga Qeveria e Kosovës në shtator të vitit të kaluar.

Berisha: 11 milionë euro kostoja e regjistrimit

Video

“Kur themi që është caktuar data zyrtare dhe është nënshkruar koncept dokumenti, në koncept dokument janë të përfshira edhe kostoja e regjistrimit dhe qeveria i ka ndarë mjetet për regjistrimin e popullsisë sipas kërkesave tona. Kostoja e buxhetit përfshinë periudhën jo vetëm të aktiviteteve të regjistrimit në muajin e caktuar, por përfshinë paraprakisht edhe aktivitet të tjera, pajisje, aplikacione para regjistrimit dhe pas regjistrimit. Diku përafërsisht 11 milionë do të jetë kostoja e regjistrimit të popullsisë”, thekson Berisha.

Sipas ASK-së në këtë regjistrim nuk do të përfshihen edhe qytetarët nga diaspora.

Mësohet se numri i popullsisë ka shënuar rënie krahasuar me regjistrimin e fundit që është mbajtur më 2011. Drejtues të këtij institucioni parashohin një rënie të numrit popullsisë, pasi sipas të dhënave të ASK-së, popullsia e përgjithshme rezidente në fund të vitit 2019, ka qenë 1.782,115 banorë./I.Shabani/

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË