Analisti i futbollit Arsim Plepolli ka thënë se në ndeshjen ndaj Suedisë Kosova duhet të ishte e kqnqru edhe me një barazim duke marr parasysh faktin që Suedia është një kombëtare shumë e fortë.
“Do jetë ndeshje shumë e fortë ndaj suedezëve. Është normale që janë edhe favorit por ne së pari duhet të respektojmë veten mandej edhe kundërshtarin. Edhe pse kemi disa mungesa, ne duhet të hyjmë ne ndeshje pa frikë dhe të luajmë siç ne dimë. Asgjë nuk humbim vetëm çka mundemi të fitojmë.”, tha Plepolli për KosovaPress.
I peytur nëse barazimit do të ishte rezultat i mirë për Kosovën në këtë ndeshje, Plepolli tha:
“Sigurisht se po kur e dimë se bëhet fjalë për një kombëtare me super lojtarë. E ne me shumë mungesa barazimi do të ishte super.”
Si e parashikoni rezultatin pas 90 minutave në “Fadil Vokrri”
“2-1 për ne”, tha Plepolli në fund.