Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haxhi Avdyli ka postuar një foto në Facebook duke festuar pas zgjedhjes së presidentes.
Në foto shihen presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dhe deputetë të tjerë.
“Bashkë me kryeministrin Kurti, zëvendës kryeministren Gërvalla, kryetarin e Kuvendit Konjufca, ministra e deputetë, duke uruar detyrën presidentes Vjosa Osmani. Ditë e mirë për demokracinë. Kosova kompleton suksesshëm institucionet e saj, dhe hyn në fazën e stabilitetit”, shkruan Avdyli.
Ndryshe, Vjosa Osmani u zgjodh sot presidente e re e Kosovës me 71 vota pro, asnjë kundër dhe 11 të pavlefshme.