Ka filluar puna e Asamblesë Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri për katër vjetët e ardhshme ku në garë janë Besim Hasani, Linda Shala dhe Ismet Krasniqi.
Ky i fundit nuk ka pranuar që të ulet përkrah dy kandidatëve të tjerë me arsyetimin se “preferon të qëndroj këtu derisa delegatët të më japin votën dhe unë ulem atje”.
“Është e logjikshme që komisioni tani ta udhëheq mbledhjen dhe jo ju”, ka thënë Krasniqi.