​Kosova nënshkruan marrëveshje me USAID në vlerë 1.6 milionë dollarë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani së bashku me drejtoreshën e USAID-it për Kosovë, Lisa Magno dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Philip S. Kosnett kanë nënshkruar sot amendamentin e marrëveshjes së grantit me USAID në vlerë prej 1.6 milionë dollarësh.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Osmani tha se kjo ndihmë ndërlidhet me Objektivat Zhvillimore të USAID-it për pesë vjetët e ardhshëm përmes të cilave synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet llogaridhënëse dhe efektive.

Osmani: Ky amendament i Marrëveshjes së Grantit i sjell Kosovës 1.6 milionë euro

“Kemi nënshkruar amendamentin e marrëveshjes mbi Grantin për Objektivat Zhvillimore ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve. Marrëveshja fillestare e grantit të cilën e kam nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar i solli Kosovës 33 milionë dollarë amerikanë. Sot përmes këtij amendamenti, Republika e Kosovës pranon edhe 1.6 milionë dollarë shtesë e cila e rrit vlerën e përgjithshme të grantit në 34.6 milionë dollarë. Kjo marrëveshje ndërlidhet me Objektivat Zhvillimore të USAID-it për pesë vjetët e ardhshëm me të synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes, si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike”, tha Osmani.

Shefja e shtetit të Kosovës tha se marrëveshja e grantit me USAID vulos përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi popullit të Kosovës.

Osmani: Ky grant vulos përkushtimin e SHBA-së për t’i qëndruar afër popullit të Kosovës

“Objektivi i parë përqendrohet në mbikëqyrjen e institucioneve nga ana e qytetarëve dhe shoqërisë civile, ndërsa i dyti adapton një qasje më të gjerë ndaj pjesëmarrjes demokratike. Përtej asistencës financiare në dy objektiva specifike kjo marrëveshje e ky grant që nënkupton shumë më shumë për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ky grant e vulos përkushtimin e SHBA-së dhe të popullit të saj për t’i qëndruar afër popullit të Kosovës si dikur, për ta ndihmuar lirinë dhe pavarësinë e tani duke garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të shtetit tonë“, tha Osmani.

Ndërsa, ambasadori Kosnett shprehu gatishmërinë e vendit të tij për t’i dalë në ndihmë popullit të Kosovës me qëllim të krijimit të vetë-efikasitetit të saj.

Kosnett: Një qeveri vetë-efikase do t’i dëgjojë shqetësimet e të gjithëve

“Vetë-efikasiteti do të thotë përfshirje, do të thotë të dëgjosh të gjithë zërat, veçanërisht zërat që dëgjohen më rrallë. Në Kosovë kjo nënkupton zërin e të rinjve, grave, anëtareve të komunitetit pakicë. Studimet dhe përvojat aktuale të vendit kanë treguar që demokracia dhe rritja ekonomike nuk janë të mundshme nëse grupe të caktuara të popullsisë nuk janë në gjendje te kenë mundësi, duhet të ketë një fushë të nivelit të lartë në ushtrimin e të drejtave demokratike dhe disponueshmërinë e mundësive ekonomike dhe të jetesës. Pra, nuk është për t’u habitur që sondazhet publike në Kosovë nxjerrin korrupsionin dhe papunësinë si një nga shqetësimet e qytetarëve. Një qeveri vetë-efikase do t’i dëgjojë këto shqetësime, do të marrë drejtimin dhe do të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive me palët e interesit dhe partnerët. Unë besoj se Qeveria është e pozicionuar mirë për të rritur vetë-efikasitetin e saj dhe unë pres që të punojmë ngushtë së bashku me presidenten Osmani, si dhe me kryeministrin Kurti”,tha ai. /B.Ibishi

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË