​Këshilli diskuton për problemin e kurdisjeve të mundshme në ndeshjet e futbollit

Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive të Tjera Negative në Ngjarjet Sportive dje ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm, ku është adresuar ngjarja e fundit në ndeshjen e basketbollit, mes klubeve ‘KB Ponte’ nga Prizreni dhe ‘KB Peja’, por gjithashtu u shqyrtuar edhe kurdisja e mundshme në ndeshjet e futbollit.

Në takim ka marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e MKRS –së, Daulina Osmani dhe në bazë të çështjes për diskutim, ka marrë pjesë edhe kryetari i Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu.

Sipas një komunikate të MKRS-së, rastet e dhunës në sport janë çështje që Këshilli i trajton me seriozitetin më të lartë.

“Nga njoftimi i rastit të ndodhur në Prizren, Këshilli ka kërkuar nga Prokuroria hetimin e plotë të rastit e cila ka njoftuar se tashmë një gjë e tillë ka filluar dhe deri më tani, ndaj disa personave, Prokuria e Prizrenit, ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orë. Policia e Kosovës dhe autoritetet tjera të sigurisë poashtu kanë njoftuar se janë duke bërë verifikimin e informatave dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë përmes intervistimeve dhe mbledhjes së provave. Në kuadër të takimit të jashtëzakonshëm anëtarët e Këshillit kanë pranuar inçizime shtesë të cilat tashmë janë proceduar në Prokurori. Më tutje, Këshilli do të përcjellë rastin në vazhdimësi deri në zbardhjen e tij. Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive të Tjera Negative në Ngjarjet Sportive, ritheksoi vendosmërinë për të ndërmarrë të gjitha veprimet në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të tij për të bashkëpunuar me të gjitha autoritetet relevante me qëllim që adresimi i përgjegjësive ndaj atyre që përfshihen në akte të dhunës dhe dukurive tjera negative në ngjarjet sportive, të jetë i plotë dhe proporcional me veprimet e kundërligjshme. Këshilli po ashtu i dha mbështetje reagimit të Federatës së Basketbollit, në adresimin e përgjegjësisë disiplinore dhe organizative ndaj palëve të përfshira në këtë rast. Po ashtu, javën e kaluar Këshilli ka mbajtur një takim për të adresuar shqetësimet e fundit lidhur me kurdisjet e mundshme në ndeshjet e futbollit”, thuhet në njoftim.

Sipas këshillit, kurdisjet paraqesin problem serioz dhe të gjitha pretendimet duhet të mbështeten në fakte dhe trajtimi i secilit rast duhet të bëhet në përputhje me ligjet në fuqi. 

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË