​Haradinaj kërkon largimin e kufizimit të lëvizjes dhe hapjen e sallave të dasmave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti Ramush Haradinaj ka kërkuar nga ekzekutivi që të ndërpriten gjobat për qytetarët lidhur me masat për kontrollimin e pandemisë, të largohet ora policore dhe të hapet tërësisht gastronomia, pa masa mbrojtëse. Haradinaj ka thënë se masat aktuale të qeverisë vetëm rëndojnë jetën e qytetarëve dhe vështirësojnë funksionimin e bizneseve.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po zhvillohet debat parlamentar lidhur me situatën e krijuar nga pandemia me Covid-19, Haradinaj ka thënë se qeveria duhet të fokusohet në sigurimin e vaksinave dhe në përkrahjen e bizneseve.

Haradinaj: Qeveria të sigurojë vaksinat dhe bëhet kujdes me ekonominë

“Të fokusoheni të sigurimi i vaksinave, vaksina të sigurta jo me origjinë të dyshimtë, por edhe pa vonesë, pra mos humbni kohë ju lutëm. Njëkohësisht, deri në sigurim të vaksinave bëni kujdes të siguroni ilaqet, medikamentet falas për pacientët me Covid, ju e dini koston për çdo pacient. E shoh që është tepër me rëndësi që në kohë të pandemisë, në kohë të krizës shëndetësore, të bëhet kujdes me ekonominë, vazhdoni siguroni pako financiare për të prekurit nga kriza ekonomike në vazhdimësi sa të zgjatë pandemia, pra të keni një plan të vazhdueshëm pako financiare”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të ketë plan të vazhdueshëm për lehtësira fiskale për nxitje për bizneset në Kosovë, në mënyrë që, siç tha ai, të ruaj apo edhe hap vende të reja të punës.

Haradinaj: Të hapet gastronomia dhe sallat e mëdha të dasmave

“Ndërkreni menjëherë presionet ndaj bizneseve dhe gjobat ndaj qytetarëve, nuk është praktikë e duhur në kohë krize ekonomike dhe në kohë vështirësie për secilin, ndëshkimi financiar…Hapni gastronominë, lejoni sallat e mëdha, edhe ajo e dasmave nuk është më e madhe se kjo sallë, nuk hynë më shumë njerëz se në këtë sallë, hapni sallën por me masa mbrojtëse, njëkohësisht hiqni orën policore, ora policore u vështirëson jetën njerëzve, nuk ka arsye me mbajt orë policore në këtë kohë”, ka shtuar ai.

Ai ka sugjeruar ekzekutivin që mos të ulë pagat e pensionet.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË