Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pritur sot në vizitë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Dy kryeministrat shqiptarë, pas takimit që kanë zhvilluar me Zelenskyn, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media.
Presidenti ukrainas ka deklaruar se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e mbështesin statusin e Ukrainës si kandidat për Bashkimin Evropian.
“Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin ofrimin e shtetit tonë të statusit të kandidatit për anëtarësim në BE. Në këtë rrugë evropiane, vendet tona nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë mundësi të njëri-tjetrit. Edi Rama dhe Dritan Abazoviq, faleminderit për vizitën dhe bisedat produktive”, tha Zelensky.