Zeka: ShBA-ja vazhdon të jetë tregu numër një për produktet “Made in Kosova”

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK), Arian Zeka për Ekonomia Online tha se ShBA-ja vazhdon të jetë tregu numër një për produktet “Made in Kosova”.

Zeka thotë se në këtë ka ndikuar edhe se Amerika mundëson që Kosova të eksportojë mbi 3 mijë produkte po iu nënshkruar detyrimeve doganore.

“ShBA vazhdojnë të jenë tregu numër një për produktet Made in Kosova. Ne duhet të vazhdojmë të promovojmë anë e kënd botës natyrisht është sistemi i njëanshëm preferencial tregtar që ShBA e aplikon për Kosovën që mundëson eksportimin e mbi 3 mijë produkteve nga Kosova në ShBA pa iu nënshtruar detyrimeve doganore”.

Ai është shprehur i shqetësuar për ikjen e punëtorëve drejt vendeve perëndimore, duke theksuar se kjo po ndodh në gjitha vendet e rajonit.

Mirëpo, ai shpreson që një pjesë e madhe e tyre do të kthehen në Kosovë.

“Duket që trendi i ikjes së punonjësve është një trend që nuk po e karakterizon vetëm Kosovën, por edhe vende të tjera të rajonit në përgjithësi. Kam ndonjë që pavarësisht angazhimit gjithëpërfshirës që të gjithë ne mund ta kemi  është pak vonë që të ndalim një trend të tillë. Megjithatë njerëzit, të cilët kanë bërë plane që të largohen do të dëshirojnë ti realizojnë ato plane mirëpo unë kam shpresën që një pjesë e madhe e tyre do të kthehen”.

Për sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja direkte, Zeka thotë që Qeveria duhet ta kalojë Ligjin për investime strategjike në mënyrë që të hyjë në fuqi vitin tjetër.

Ky ligj, sipas Zekës është mjaft i nevojshëm për të tërhequr investitorë të huaj në Kosovë.

“Për sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja direkte kam shpresën që Qeveria dhe Kuvendi do ta kalojnë Ligjin për investime strategjike këtë vit dhe nga janari i vitit 2023 e tutje shpresoj që do të jetë afati kur ligji do të hyje në fuqi dhe do të jemi ne gjendje ti përdorim dispozitat e ligjit për t’i tërhequr investitorët e huaj”.

“Me ligjin e vjetër kanë qenë që ka procedura burokratike që ligji megjithatë nuk është fleksibil dhe pavarsisht synimit që mund të ketë në tërheqjen e investitorëve të huaj veprimet e stërzgjatura nga ana e institucioneve kanë bërë që një pjesë e investitorëve as të mos e marrin statusin e investitorit strategjik po edhe të mos jenë të kënaqur me trajtimin që u është bërë nga ana e vendit. Qeveria duhet të rrisë kontrollin që mos të abuzohet me procesin e dhënies së statusit të investitorit strategjik ku njeri prej mekanizmave më të mirë të kontrollit është Kuvendi dhe aprovimi nga ana e kuvendit të aplikacionit të këtyre investitorëve”.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË