Zbulohet celula e spiunazhit në Tiranë, nën hetim ish-zyrtarë të lartë të SHISH, u dhanë informacione sekrete rusëve

Pesë persona mes të cilëve edhe ish zyrtarë të lartë të shish po hetohen nga SPAK për nxjerrje të informacioneve sekrete. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se hetimi i nisur ngë janar 2021 bën fjalë për rastin e evidentuar në raportin vjetor të shërbimit sekret, ku vende jo mike kanë tentuar të marrin informacione konfidenciale nga shtetas shqiptarë.

Së fundi SPAK ka urdhëruar kontrolle banesash për personave e përfshirë në këtë çështje me qëllim mbledhjen e provave. Dokumentet e siguruara nga burime tepër konfindenciale në SPAK, hedhin dritë mbi një hetim të nisur nga SHISH, struktura e antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe prokurororia e Posaçme, duke u vënë në mbikqyrje të rreptë 5 persona, si Frederik Ymeri, Gjergji Koti, Bashkim Abazi, Luftar Çunaj, dhe Maksim Ferra. Që prej janarit 2021 e deri më sot këta persona janë në ndjekje të këtyre institucioneve, ndërsa hetimi i dosjes me Nr.3, është mbajtur sekret nga SPAK dhe SHISH.

Në dokumentacion thuhet se procedimin Nr.3, i nisur për veprat penale të “Dhënies informatave sekrete”, “Marrja e Shpërblimeve”, “Vënia në shërbim të shteteve të huaja” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, e administron prokurori Altin Dumani, i cili ka kryer veprime përgjimi të tre subjekteve të dyshuara, kontrollin e banesave dhe zyrave të tyre dhë vëzhgimin në terren të tre personazheve.  Fillimisht hetimi nga nisur nga agjentët e SHISH, dhe më pas informacioni i është kanalizuar drejtorisë së antiterrorit në Policinë e Shtetit, me qëllim vijimin e veprimeve proceduriale në dobi të dosjes penale që kishte rregjistruar Altin Dumani në SPAK. Në dosje thuhet se subjekti i dyshuar për spiunazh, Frederik Ymeri, ka qënë pjesë e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe se detyrën e fundit në këtë institucion e ka pasur në vitin 2003 si Drejtor i Krimit të Organizuar në Aparatin Qëndror të Shërbimit Informativ Shtetëror. Ndërsa Maksim Ferra, thuhet në dosje është një tjetër kuadro i vjetër i spiunazhit dhe deri në vitin 2000 ka qënë pjesë e sektorit të vëzhgimit në Aparatin Qëndror të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Maksim Ferra, aktualisht drejton qëndrën jofitimprurëse me emrin “Unioni Stop Krimit”, të cilën e ka rregjistruar në gjykatë qysh prej shkurtit 2015. Personi tjetër Gjergji Koti, që sipas SPAK dhe SHISH, është i përfshirë në këtë veprimtari agjenturore, është një ish-oficer Policie që ka shërbyer pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Tiranës. Më tej në dosjen e SHISH dhe drejtorisë së Antiterrorit tregohet se Maksim Ferra, Gjergji Koti, Bashkim Abazi dhe Luftar Çunaj, janë rrjeti informative i Frederik Ymerit. Ymeri synon sigurimin e informacionit të klasifikuar, që cënon veprimtarinë e institucioneve të rëndësishme shtetërore të sigurisë dhe jo vetëm. SPAK thotë se deri tani nuk janë arritur të sigurohen të dhëna konkrete në lidhje me destinacionin përfundimtar të këtyre informacioneve, por dyshohet se kjo veprimtari cënon sigurinë kombëtare në formën e spiunazhit.

…bazuar në informacionet që disponon SHISH, interesimet e Frederik Ymerit, janë shumë dimensionale lidhur me sigurimin e informacionit të klasifikuar, informacion të cilin dyshohet se e siguron nga lidhjet e tij në institucionet e sigurisë dhe konkretisht në Ministrinë e Brendshme dhe Shërbimin Informativ Shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Deri aktualisht, të dhënat tregojnë së Frederik Ymeri, gjatë zhvillimit të kësaj veprimtarie, siguron informacion nga dy lidhjet e tija të ngushta, Gjergj Koti dhe Maksim Ferra…”-thuhet në dosjen hetimore.

Gjithashtu disponohen informacione se në një rast Frederik Ymeri dhe Maksim Fera, kanë bërë me dije një person të paautorizuar që është pjesë e shërbimeve jo mike (Ruse-Iraniane) në vendin tonë, lidhur me emra të punonjësve të veçantë të institucioneve të sigurisë në vend, duke cënuar kështu rëndë veprimtarinë e tyre në tërësi.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË