<

Vuçiç i del kundër Putinit/ Serbia nuk do t’i njohë referendumet e Rusisë në Ukrainë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të mërkurën se Serbia nuk do të njohë rezultatet e referendumeve të mbajtura në katër rajone të Ukrainës pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse, pavarësisht lidhjeve të ngrohta të Beogradit me Moskën.

Autoritetet e mbështetura nga Rusia në të katër rajonet thonë se presin një shumicë të madhe në favor të bashkimit me Rusinë bazuar në numërimin e votave në referendume, të cilat Kievi dhe Perëndimi i kanë denoncuar si votime të paligjshme false të mbajtura nën kërcënimin e armëve.

Presidenti rus Vladimir Putin pritet të shpallë aneksimin e katër rajoneve; Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia, në një fjalim të premten.

“Serbia … nuk do t’i njohë (referendumet) pasi i përmbahet ligjit ndërkombëtar, Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe rezolutave të OKB-së”, tha presidenti serb Vuçiç gazetarëve të mërkurën.

Kremlini mbështet Beogradin në kundërshtimin e tij të vazhdueshëm ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës, që u shpall në vitin 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore perëndimore.

“Ne po mbrojmë tërësinë tonë tokësore dhe është në interesin tonë më të mirë të mbrojmë tërësinë tokësore të vendeve të tjera të njohura ndërkombëtarisht”, tha presidenti serb, duke theksuar se vendi i tij ndodhet nën trysni për shkak të qëndrimit ndaj Moskës.

Serbia, një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, varet nga Rusia për furnizimet e saj me gaz natyror dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Beogradi u përball me kritika nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian pasi të premten e kaluar nënshkroi në Nju Jork një marrëveshje me Rusinë për “konsultime” të ndërsjella mbi çështjet e politikës së jashtme.

Lufta në Ukrainë/ NATO nuk ndalet, i jep goditjen fatale Rusisë

Teksa bombardimet në Ukrainë vazhdojnë nga Rusia, NATO ka lëshuar një deklaratë për të riafirmuar mbështetjen për Kievin, duke shtuar se ajo kurrë nuk...

Aksident tragjik me një bilanc të rëndë/ 7 persona të plagosur, 4 në gjendje kritike. Një prej mjeteve drejtohej nga një 23-vjeçar shqiptar

I rëndë bilanci i një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e së dielës në hyrje të nënkalimit në via Dal Cero në Verona, ku...

Historia e Al Kapone/ Mbreti i alkoolit që u kthye në simbol të mafias

Ai do të mbahet mend për thënien e famshme përpara gjykatësve: “Ju jeni klientët e mi”. Quhej Alfons Gabriel Kapone por u njoh si “Al” Kapone....

Mund të jeni duke jetuar me një vrasës të heshtur! Kujdes

Mbi një çerek milioni britanikë nuk e dinë se po jetojnë me një vrasës të heshtur, ka zbuluar një studim i ri. Ekspertët në...

Zbulohet shteti se ku i ka fshehur 13 milionë euro bosi turk i kriptomonedhave

Mediat turke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me Faruk Fatih Ozer, i cili akuzohet për mashtrim miliona euro me kriptomonedhat. Ato raportojnë se shtetasi, i...

RAJONI

All

Vuçiç bojkoton Samitin e BE në Tiranë: Askush nga Serbia nuk do të shkojë në Shqipëri

Serbia do të bojkotojë samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se askush nga...

SHBA mirëpret marrëveshjen për targat mes Kosovës dhe Serbisë: Hap gjigant drejt paqes dhe stabilitetit në rajon

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dalë me një reagim pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave, raporton...

Media malazeze: E blejnë drogën në Amerikë Latine, e shesin në Europë e paratë i pastrojnë në Shqipëri!

Ishte 9 qershor 2021, kur një ngarkesë e shënuar “asparagus i imët” u ngarkua në një kamion me një rimorkio 18 tonësh në qytetin...

“Si nisi dhe si po shkon”/ Vuçiç vishet si çeçen, reagon ashpër raportuesja për Kosovën në PE dhe kapet keq me Brnabiç

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon dhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, kanë replikuar në rrjetin social Twitter, për Vuçiçin. Von Cramon, të...

“Perandori miliardëshe” – mediumi serb raporton për pasurinë e Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq

Një artikull i mediumit Nova në Serbi, ka dhënë detaje mbi pasurinë marramendëse të Milan Radojiçiq dhe Zvonko Veselinoviq të cilët janë në listën zezë të...

Karabinierë italianë zbarkojnë në Kosovë për shkak të tensioneve në Veri

Përfaqësuesi i Lartë për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë në Bashkimin Evropian, Jossepp Borrell ka njoftuar se sonte janë dërguar forca shtesë...

Plani destabilizimit/ Serbia planifikon sulme edhe ndaj KFOR dhe EULEX

Beogradi po planifikon përshkallëzimin e situatës në veriun e Kosovës, me provokime dhe deri me sulme të mirëfillta nga eksponentë të krimit të organizuar. Sipas...

rubrika rozË

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES