Vildana Goga-Çmega , mjeke nga Kollomza e Ulqinit që arriti të prek piramidën e gradave të Shkencave Mjekësore

Nga: Hatixhe Nelaj

Goga thotë: “Aty ku jetojnë prindërit e mi, aty ku kam miq, aty ku kam shokë, aty kam zemrën dhe mendjen. I jam mirënjohëse dhe falënderuese së pari familjes sime për përkrahjen e vazhdueshme, miqve të cilët ishin dhe mbeten motivi im. Mbi te gjitha lavdi Zotit që më dha gjithçka që më bën të ndihem e bekuar në ketë rreth ku jetoj.”

Prof. Ass. Dr. Sc. Vildana Goga-Çmega

Prof. Ass. Dr.Sc.Vildana Goga-Çmega Onkologe- Radioterapeute lindi me 25.11.1978 ne Tivar, me prejardhje nga familja Goga( Vehbi dhe Bone) nga Kollomza/ Ulqini.
Shkollën fillore dhe të mesme e përfundoi në Ulqin, duke u vlerësuar ndër të gjitha vitet e shkollimit si nxënëse e dalluar në gjimnazin “Vëllazërim Bashkim”, dega gjimnaz i përgjithshëm .

Që atëherë edhe filloi ëndrra e saj në fushën e mjekësisë.
Gjate viteve 97-98, vijoi fakultetin e sapo hapur të mjekësisë në Podgoricë si studentja e parë shqiptare e këtij fakulteti, ndër 40 studentët e parë të regjistruar në degën e Mjekësisë se Përgjithshme. Pavarësisht sfidave te cilat i dolën përpara gjatë kohës së saj në Podgoricë, filluar nga distanca familjare ,mungesa e  materialit në gjuhën shqipe, mangësitë në të folurit e gjuhës sllave,  përkundër kësaj si rezultat i punës dhe talentit iu ofrua bursë universitare. Si nevojë për tu referua materialeve mjekësore në gjuhë te huaja, ndjek kurset e gjuhëve të huaja dhe ajo sot flet rrjedhshëm gjuhën angleze, gjermane, malazeze dhe maqedonase.


Ne vitin 2000, u shpërngul në Prishtinë, ku vazhdoi të vijojë fakultetin e mjekësisë-dega Mjekësi e Përgjithshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po në mars të ati viti vendos përfundimisht të jetojë dhe veprojë në Kosovë, në marrëveshje me bashkëshortin e sajë. Përfundon fakultetin e Mjekësisë në vitin 2004 si studentja me e dalluar, dhe e vlerësuar për arritje

Vildana Goga-Çmega

Vështirësitë qe has janë te shumta. Këtu filloi rrugëtimi i saj si një grua e mbuluar, ( mbulesë Islame) e po për ketë fillojnë aluzione të shumta ndaj saj. Mirëpo, këto nuk e ndalen.
Në vitin 2005 u punësua si mjeke e përgjithshme në Podujevë, ku vazhdoi të punoje për dy vjet ,deri ne vitin 2007, vit që fillon edhe specializimin në Onkologji me Radioterapi, drejtim për herë të parë i  hapur për specializim ne Kosove.
Pas tre muajve të regjistrimit në specializim, si pasojë e mungesës së kuadrove në atë lëmi, duke u përkrahur simbolikisht nga shteti, ajo detyrohet të shkojë në Shkup për te zhvilluar njohuritë në ketë fushë të re për ne .

Vildana Goga-Çmega

Pavarësisht se u detyrua të ndryshoje vendbanim dhe vendin të punës,  e te rris fëmijët e vegjël në një botë krejt ndryshe nga e jona , ajo përfundon specializimin 5 vjeçar në Shkup, në Universitetin shtetërorë Kiril dhe Metodi.
Ne vitin 2011 u kthye prapë në Kosovë, ky filloi të punojë në repartin e Onkologjisë në QKUK. Shumë shpejt u shndërrua në një nga personalitetet me të mirëpritura të fushës së mjekësisë në vendin tonë dhe përtej, duke marrë pjesë në kongrese, seminare, trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare. Për një kohë të gjatë ishte asistente e angazhuar ne fakultetin e mjekësisë në lëndën e Onkologjisë, e po në ketë lëmi u bë ko-autore e librit të Onkologjisë për studentet e mjekësisë.


-Duke dashur që njohuritë e saj të zgjerohen më shumë, dhe të inkuadrohet në arsim, regjistron doktoratën në lëmine e Onkologjisë me Radioterapi, duke u rikthyer Shkupit në Universitetin shtetërorë “Kiril dhe Metodi”. E atë e përfundoi në vitin 2018 me temën “Efektet anësore në traktin urinar gjatë trajtimit me Radioterapi  tek malinjit etet e pelvikut” dhe fiton titullin Doktor  i Shkencave  Mjekësore. Pas këtij titulli angazhohet ligjëruese në kolegje private mjekësore në Prishtinë: AAB, dhe Haimerer, si dhe ne Universitetin Shtetëror të Mjekësisë  “Fehmi Agani “në Gjakove.

Ne vitin 2021 gradohet me  titullin Profesor Asistent ne kolegjin mjekësor Alma Mater Europaea “Rezonanca”, ku dhe vazhdon punën arsimore, profesoreshe e Lendes se Onkologjisë me Radioterapi.

Vildana me familje

 
Ajo nuk ka të ndalur. Deri tani ka dy publikime autoriale në revista prestigjioze mjekësore, dhe shumë bashkëpunime ko autoriale. Është koordinatore për Cilësi dhe Siguri të shërbimeve shëndetësore në Kliniken  e Onkologjisë. Mentore e respektuar nga specializantet e fushës së saj.
Shefe e repartit të Kimioterapisë ne QKUK, dhe zv. Drejtoreshë e kësaj klinike.

Goga thotë: “Aty ku jetojnë prindërit e mi, aty ku kam miq, aty ku kam shokë, aty kam zemrën dhe mendjen. I jam mirënjohëse dhe falënderuese së pari familjes sime për përkrahjen e vazhdueshme, miqve të cilët ishin dhe mbeten motivi im. Mbi te gjitha lavdi Zotit që më dha gjithçka që më bën të ndihem e bekuar në ketë rreth ku jetoj.”

Vildana me familje në Ulqin

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË