Hakerët kanë vjedhur 100 milionë dollarë në kriptovaluta nga Horizon, një e ashtuquajtur urë blockchain, në grabitjen më të fundit të madhe në botën e financave të decentralizuara.
Detajet e sulmit ende nuk dihen saktësisht, por Harmony, zhvilluesit pas Horizon, tha se ata identifikuan vjedhjen të mërkurën në mëngjes. Harmony veçoi një llogari individuale që beson se është fajtori.
“Ne kemi filluar të punojmë me autoritetet kombëtare për të identifikuar fajtorin dhe për të tërhequr fondet e vjedhura”, tha start-upi në një postim në Twitter.
1/ The Harmony team has identified a theft occurring this morning on the Horizon bridge amounting to approx. $100MM. We have begun working with national authorities and forensic specialists to identify the culprit and retrieve the stolen funds.
— Harmony 💙 (@harmonyprotocol) June 23, 2022
More 🧵
Harmony tha se po punon me Byronë Federale të Hetimit dhe firma të shumta të sigurisë kibernetike për të hetuar sulmin.