Vendimi i Qeverisë për naftën, Berjani: Do ta dërgojmë në gjykatë, të hetohen kompanitë që dyshohen për abuzim me çmime

Vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për të caktuar marzhën maksimale të lejuar të shitjes me pakicë dhe shumicë të naftës, ka mbledhur me urgjencë Shoqatën e Naftëtarëve të Kosovës.

Kryetari Fadil Berjani në një prononcim për Telegrafin, tha se në shoqatë situata është shumë e tensionuar dhe se vendimin e ministrisë do ta dërgojnë në gjykatë.

“Dje në Kuvendin e Shoqatës ka qenë shumë e tensionuar situata dhe ka pasur kërkesa ekstreme. Është kërkuar që të mbyllen pikat e karburantit apo të protestohet me autocisterna para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Këto kërkesa nuk janë aprovuar, por kemi marrë vendim që t’i drejtohemi gjykatës”, deklaroi Berjani.

Ai tutje tha se nga ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari, ka kërkuar sqarim për këtë vendim dhe se pse naftëtarët nuk janë ftuar në diskutim para nxjerrjes së këtij vendimi. Sipas tij, arsyetimi i Hajdarit për vendimin është se disa kompani kanë abuzuar me çmime.

Ndaj, Berjani tha e konsideron të padrejtë që nga ky vendim të pësojnë 650 pika të karburantit, ndërsa kërkoi nga organet kompetente që të nisin hetimet për kompanitë që dyshohet se kanë abuzuar me çmimet.

“Kosova është treg i lirë dhe i hapur sipas Kushtetutës neni 10. Nuk ka nevojë të nxirren këso vendime që i dëmtojnë bizneset. Nëse ka kompani që abuzon me çmime duhet të merret Agjencioni i Konkurrencës dhe organet kompetente e jo të pësojnë 650 pika karburanti”, u shpreh tutje Berjani.

Ndryshe, sipas vendimit të MINT-it që u mor të mërkurën, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy centë për litër, kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është 12 centë për litër.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nga monitorimi i rregulltë i tregut të produkteve të naftës dhe bazuar në evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës lidhur me çmimet e furnizimit/importit të produkteve të naftës si dhe raportin e Inspektoratit të Tregut lidhur me çmimet e shitjes me pakicë të produkteve të naftës, ka evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror, çka përbën bazë/shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Telegrafi

Çfarë ndodh nëse Donald Trump arrestohet vërtet? Ja disa nga skenarët

Donald Trump pretendon se të martën do të arrestohet i akuzuar për pagesën e jashtëligjshme të 130 mijë dollarëve te një aktore e filmave...

“Do arrestohem të martën”/ Gazetarja nga SHBA-ja sqaron deklaratën e Trump

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump pret të arrestohet të martën, bazuar në një rast të trajtuar nga Zyra e Prokurorit në qarkun e Manhatanit. “Bëhet fjalë...

Pas BE dhe SHBA, Britania e Madhe ndalon TikTok-un

Pas Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë edhe Britania e Madhe urdhëron heqjen e aplikacioneve të Tik Tok nga telefonët smart të punonjësve...

Në Kinë bie shi me krimba, në Australi me peshq, shenjë e Apokalipsit apo ngjarje natyrale?

Rrjetet sociale janë aq të përdorura dhe mbajnë një sasi aq të madhe informacioni saqë shpesh herë është e vështirë të kuptosh të vërtetën...

Falimentimi i dy bankave në SHBA, vjen reagimi presidentit Joe Biden dhe bën thirrjen e fortë për qytetarët amerikanë

Presidenti Joe Biden tha të hënën se sistemi financiar amerikan është i sigurt, në një përpjekje për të injektuar besim, pas falimentimit të beftë...

RAJONI

All

Serbët akuzojnë Vuçiçin për tradhti kombëtare

Një grup aktivistësh politikë nga Kosova i kanë kërkuar Aleksandar Vuciçit të jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Serbisë për shkak të sic...

Takimi Kurti-Vuçiç/ Çfarë do të ndodhë sot me marrëveshjen bazë të BE-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen pasditen e së hënës në Bruksel, në kuadër të dialogut...

Vuçiq për Kurtin: Ai në Bruksel do të flasë për Demaçin dhe Millosheviqin, unë për Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për takimin e radhës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të hënën në Bruksel, tha sonte se...

SHBA: Nuk ka ndryshuar pozicioni për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë ndryshuar pozicionin sa i përket njohjes reciproke mes...

Bieber ‘çmonton’ strategjitë e Vuçiqit: E pranoi propozimin franko-gjerman me shpresën që Kosova e refuzon

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor dhe profesori i Universitetit të Grazit, Florian Bieber ka thënë se ndërkombëtarët ende shohin potencial që presidenti...

Këto janë pagat mesatare në Kosovë, Shqipëri, Bosnje e Mal të Zi

Në tri vitet e fundit, pagat në vendet e rajonit janë rritur me ritme shumë më të shpejta sesa në Kosovë e Shqipëri, duke...

Biserko: Vizita e Chollet solli një ofertë në tavolinë për Kosovën dhe Serbinë, ajo duhet pranuar

Presidentja e Komitetit të Helsinikit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko ka thënë se ka një ofertë në tryezë edhe për Kosovën edhe...

rubrika rozË

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES