VENDI KU NJERËZIT JETOJNË NË EKUILIBËR ME DRAGOIN E KOMODORIT

Labuan Bajo, në Indonezi, që do të thotë “vendi ku ndalojnë ciganët e detit”, është qyteti që më shumë se sa thjesht një vend ndalimi, ofron për turistët ndërkombëtarë bukuri të ishujve vullkanikë, shpellave, hoteleve e restoranteve luksoze.

Prej këtij qyteti-port, udhëtarët nisen drejt eksplorimit të një arkipelagu të përbërë nga një grumbull ishujsh vullkanikë. Ishuj të ngritur mbi shkëmbinjtë nënujorë prej koralesh, në brigjet e detit Flores në Indonezi, mbajnë statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Me një sipërfaqe të konsiderueshme, ishulli Flores, më i madhi i arkipelagut, është një vend ku kulturat e pasura fisnore ndërthuren natyrshëm me peizazhet vullkanike. Në këto zona, mund të gjenden akoma pjesë të një kulture të lashtë, me rituale si vallëzimet dhe flijimet e buajve në liqenet vullkanike, në nder të paraardhësve, e deri te sportet tradicionale, si mundja.

Tjetër ishull në këtë arkipelag është ishulli Komodo që tërheq vizitorë, për shkak të një specie të rrallë që banon aty, dragoi Komodo. “Në legjendën lokale, ne besojmë se dragoi Komodo ka lindur së bashku me njerëzit, nga një nënë”, thotë Ishak, një rojtar në Stacionin e Parkut Kombëtar në ishullin Komodo.

Përgjatë shekujve, fshatarët e ishullit Komodo dhe ishujve të tjerë aty pranë, banojnë së bashku me pjesën më të madhe të hardhucave, rreth 5000 specie. Banorët kanë mësuar të vendosin një ekuilibër jetese me hardhucat e ishullit, edhe pse shumë prej tyre konsiderohen grabitqarë shumë të rrezikshëm. I tillë është edhe dragoi Komodo, që si specie mund të arrijë një gjatësi deri në tre metra dhe e sulmon prenë e vet me nofullat e forta dhe helmin vdekjeprurës.

Megjithatë, rojet përcjellin vizitorët në habitatin e këtyre specieve pa asnjë armë, por vetëm me një shkop, të cilin e përdorin në raste ekstreme për ta ngulur në bishtin e hardhucave, pika e tyre e dobët. “Dragonjtë nuk kanë sulmuar një qenie njerëzore për më shumë se dy vjet”, shpjegon roja e parkut. “Dhe personi që u sulmua ishte një turist nga Singapori, i cili doli për një shëtitje pa roje”, shton ai.

Të gjithë ishujt ofrojnë për turistët veç kafshëve dhe specieve të rralla, edhe një mori plazhesh me rërë të bardhë, plazhe koralore, shkëmbinj vullkanikë, zhytje në ujërat e thellë, si dhe mundësinë e eksplorimit të natyrës së egër.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË