Uashingtoni nuk i ka dhënë leje Rusisë për një fluturim special të avionit shtetëror rus drejt Shteteve të Bashkuara, i cili duhej të transportonte në shtëpi zyrtarë të misionit diplomatik rus dhe anëtarët e familjeve të tyre që ndodhen në SHBA.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Jashtme ruse, përmes një deklarate të zëdhënëses Maria Zakharov, e cila theksoi se ky vendim nga pala amerikane nuk do të kalojë pa ndëshkime.
“Uashingtoni u dallua edhe një herë në armiqësi kundër vendit tonë dhe nuk dha leje për një fluturim special që duhej të sillte në shtëpi zyrtarë të misioneve diplomatike ruse në Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e familjeve të tyre”, tha Zaharova në një deklaratë.