Si u shndërruan në miliarderë këta 10 VIP-a që dikur kanë qenë të varfër

Shumë njerëz që sot kanë një pasuri prej miliona e miliarda dollarësh, dikur kanë qenë të varfër. Fakti që s’kanë pasur asgjë nuk i ka ndaluar ata të arrijnë majat e suksesit dhe nuk duhet t’ju ndalojë as juve. Si ia dolën këta njerëz të arrijnë këtu ku janë sot? Hidhini një sy artikullit dhe me siguri do të frymëzoheni nga ata.

Howard Schultz

CEO-ja i Starbucks, Howard Schultz, është personi që e bëri Starbucks kompaninë që është sot – një kompani me 23,000 kafene në 73 vende të botës. Pasuria e Schultz është 2.9 miliardë dollar, por dikur ai nuk ka pasur asgjë.

“Në moshën 7-vjeçare përjetova diçka që ndikoi shumë tek unë dhe që jeton me mua çdo ditë. Kjo është shenja dhe turpi i të qenit një fëmijë i varfër që jetoja në një banesë të subvencionuar nga shteti”, -është shprehur Schultz gjatë një interviste.
Ai ka treguar edhe se i ati ishte një njeri që nuk kishte asgjë, pasi kishte punuar në punë që nuk i jepnin as para e as respekt. Kjo e motivoi atë të arrijë suksesin që ka sot.

“Nuk ëndërroja kurrë që një ditë do të kisha autoritet në një kompani, jo më që të ndërtoja një kompani. Unë jam përpjekur vetëm të ndërtoja një kompani si ajo që im atë nuk pati kurrë shansin të punonte”, -ka treguar Schultz.


Ralph Lauren

E famshme për bluzat polo dhe kravatat luksoze, firma e Ralph Lauren njihet nga kushdo. Por e dini që dikur stilisti nuk mund të përballonte asnjë lloj veshjeje?

“Që fëmijë më pëlqenin shumë veshjet, por nuk kisha para për t’i blerë, kështu që vishja rrobat e vjetra të vëllezërve të mi. Një energji brenda meje më thoshte se doja të kisha gjërat e mia, të shprehja veten. Më pas kjo energji u shndërrua në diçka”, -është shprehur ai në vitin 2002 në një intervistë me Oprah Winfery-n.
Ajo “diçka” sot është një markë mode e famshme që ka një vlerë prej 8 miliardësh, sipas Forbes. Ndërsa Lauren është një nga stilistët më të pasur me një pasuri prej 5,9 miliarë dollarësh.

Larry Ellison

CEO-ja dhe themeluesi i Oracle lindi në Nju-Jork, por u rrit në një komunitet të shtresës së ulët në të mesme, në jugun e Chicago-s. Ai u rrit në një lagje shumë të varfër nga xhaxhai i tij, që dikur ishte i suksesshëm në biznesin e pasurive të patundshme, por humbi çdo gjë gjatë periudhës së Depresionit të Madh. Sot kompania Oracle ka një vlerë prej 183 miliardë dollarësh, ndërsa vetë Ellison ka një pasuri prej 61.8 miliardësh.

Oprah Winfrey

Sipas Forbes, Oprah ka sot një pasuri prej 3.1 miliardë dollarësh. Ajo lindi nga një nënë beqare adoleshente dhe nuk ka pasur as ujë të rrjedhshëm dhe as energji elektrike në shtëpinë e saj. Duke u fokusuar te shkolla dhe duke u bërë pjesë e konkurseve të bukurisë, e më pas duke punuar në radio, Oprah ia doli të bëhej pjesë e botës së medias.

Kenneth Langone

Miliarderi Kenneth Langone, i cili ka ndihmuar në krijimin e Home Depot, ka pasur fillime të vështira. Megjithatë, ai ka pranuar që e ëma, e cila punonte në një kafeteri, i ka falur shumë dashuri. Kjo dashuri e ka ndihmuar atë të rimëkëmbej nga dështimet dhe të mos dorëzohej. Sot ai ka një pasuri prej 3 miliardë dollarësh.

Sheldon Adelson

Ai është CEO-ja i Las Vegas Sands, kompanisë më të madhe të kazinove të Amerikë dhe ka një pasuri prej 35.2 miliardësh. Ai u rrit në një lagje të varfër në Boston, në një shtëpi që kishte vetëm një dhomë, të cilën e ndante me dy prindërit dhe 3 vëllezërit e tij. Kur vdiqën, prindërit e tij lanë për fëmijët vetëm 1000 dollarë. Gjithë jetën e tyre kishin mundur të mblidhnin vetëm aq para. Atij iu desh shumë punë për të ngjitur shkallët e suksesit.

Alan Gerry

Sot ai ka një pasuri prej 1.4 miliardësh, por dikur babai i tij mezi ia dilte të ushqente fëmijët me rrogën që merrte. Ai e la shkollën e mesme për të shërbyer në marinë dhe më vonë i përdori të gjitha të ardhurat e tij për një trajnim për riparim televizorësh. Më pas, Gerry investoi vetëm 1500 dollarë për të krijuar një kompani kabllori në qytetin e tij të lindjes. Vite më vonë biznesi i tij përfshiu 64 sisteme kabllori në 18 shtete. Në 1996-ën ai ia shiti kompaninë Time Warner-it për 2.7 miliardë dollarësh. Paratë ai i përdori për të krijuar kompaninë Granite Associates.

John Paul DeJoria

Sot John Paul DeJoria ka një pasuri prej 3.3 miliardësh falë kompanisë së tekilas Patrón Spirits Co. dhe linjës së përkujdesit ndaj flokëve Paul Mitchell Systems.

“Më kujtohet një herë kur ime më na tha mua dhe tim vëllai, ‘E dini që kemi vetëm 27 cent dhe nuk kemi asnjë ushqim në frigorifer. Por kemi kopshtin tonë të vogël pas shtëpisë dhe jemi të lumtur, kështu që jemi të pasur’…” -është shprehur ai gjatë një interviste.
Ai njihet për bamirësitë e shumta që bën dhe në 2017-ën është cilësuar si Filantropisti i Vitit nga Variety.

Harold Hamm

Më i vogli nga 13 fëmijët e familjes së tij, Hamm ka punuar që fëmijë duke mbledhur pambuk këmbëzbathur. Ai është themeluesi dhe CEO-ja i kompanisë së vajit Continental Resources. Sot ka një pasuri prej 10.1 miliardësh, por në moshën 16-vjeçare iu desh të punonte në një karburat për të ndihmuar familjen.

J.K . Rowling

Shkrimtarja e Harry Potter ka treguar për vuajtjet që ka kaluar për të rritur e vetme fëmijët e saj.

“Më kujtohet 20 vite më parë që nuk haja, në mënyrë që të hante ime bijë. Më kujtohen netët që nuk kisha asnjë para të mbetur”, -është shprehur ajo në 2013-ën për Daily Mail.

Këto ditë kanë mbetur në të shkuarën, pasi autorja fitoi 95 milionë dollarë në mes të qershorit të 2016-ës dhe qershorit të 2017-ës. Ajo është një filantropiste dhe i pëlqen aq shumë të bëjë bamirësi, saqë 160 milionë dollar që dha për bamirësi bënë që të mos ishte më miliardere në 2012-ën. Sot pasuria e saj arrin 1 miliard dollar, sipas Celebrity Net Worth.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË