Si të kurseni karburantin kur drejtoni veturën

Për të ulur shpenzimin e karburantit, shoferët do të duhej ta shmangin ndërrimin e shpeshtë të marsheve, shkeljen me vrull të papuçes së gazit dhe të frenit, ndërsa në autostradë ndërruesi i marsheve duhet të jetë në nivelin më të lartë të shpejtësisë

Një vozitës që vozit në mënyrë të rregullt mund të kursej nga 30 – 50 % të karburantit në krahasim me vozitësit tjerë, transmeton Telegrafi.

Ju, gjithashtu mund të kurseni këtë sasi të karburantit nëse ndiqni instruksionet në vazhdim:

■ Derisa jeni duke lëvizur me automjet, shikoni akrepin e rrotullimeve të motorit dhe përpiquni që akrepi të mos arrijë fushën e kuqe. Mirëpo, ajo shifër ka edhe më shumë rëndësi derisa shoferët të cilët shpejtojnë gradualisht dhe ndërrojnë marshet e motorit, për shembull motori që punon me benzinë, të arrijë përafërsisht 3.000 rrotullime, varësisht nga fuqia e motorit.

Kur është fjala për lëvizje në rrugë të hapur, lëvizja me marshin më të lartë të shpejtësisë gjatë shpejtësisë prej 120 kilometra në orë arrin kursimin më të madh të karburantit. Mirëpo, rezervuarit të veturës në situata të tilla “i konvenon” edhe lëvizja pas automjetit tjetër, natyrisht, në distancë të mjaftueshme. Në atë mënyrë do të ulet përplasja e ajrit dhe rezistenca me të cilat ballafaqohet automobili me rastin e shpejtësisë prej 120 kilometra në orë, gjë që gjithashtu ulë shpenzimin e karburantit.

■ Hulumtimet kanë treguar që me rastin e lëvizjes prej 70 kilometrash në orë me marshin e tretë, automobili shpenzon 25 për qind më shumë karburant, sesa me rastin e lëvizjes me po të njëjtën shpejtësi, por natyrisht me marshin e pestë. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se me rastin e shpejtësisë prej 40 kilometrash në orë duhet menjëherë të kalohet në marshin e katërt.

Shtypja e pamatur e papuçes së gazit gjatë shpejtësisë joadekuate shkakton numër më të madh rrotullimesh të motorit dhe në atë mënyrë shpenzon më shumë karburant.

■ Shumica e shoferëve gabojnë kur mendojnë se automobili i tyre shpenzon dukshëm më pak apo fare nuk shpenzon kur motori është në pozitën “ler”.

Në qoftë se arrijnë te ndonjë udhëkryq dhe shohin të ashtuquajturin semafor ekologjik, i cili tregon një minutë deri te ndezja e dritës së gjelbër, shoferi duhet ta fik motorin e veturës, si për shkak të mbrojtjes së ambientit, ashtu edhe për shkak të uljes së shpenzimit të karburantit.

■ Hiq më pak paragjykime nuk kanë as shoferët të cilët konsiderojnë se kursejnë karburantin në qoftë se veturën e shkarkojnë nga marshet (e vendosin në pozitën “ler”). Mirëpo, e vërteta është krejtësisht ndryshe. Motori më pak shpenzon kur punon në pozitë marshi, ndërkaq më së miri është që ta mbani në shkallën e katërt të marshit në rrugën teposhtë.

Gjithashtu, më mirë është të frenoni me motor, sepse atëherë shpenzimi është më i vogël, se sa kur i përdorni frenat, me ç’rast shpenzohen disqet.

■ Duke e lënë makinën të ndezur më shumë se 30 sekonda vetëm sa i bën dëm makinës tuaj, pasiqë sasia e vajit e cila futet në pjesë të caktuara të motorit është në minimum kur makina nuk është duke lëvizur.

■ Largojeni këmbën nga pedali i gazit vetëm kur të është e nevojshme, vendosja dhe largimi i shpeshtë i këmbës nga pedali i gazit vetëm sa e rrit pompimin e karburantit në motor duke shkaktuar shpenzime më të larta.

■ Para se të niseni për në rrugë, patjetër duhet t’i kontrolloni shtypjen e ajrit në goma, sepse gomat jo mjaft të fryra apo tepër të fryra mund t’ju zbrazin më shpejt rezervuarin.

■ Mund te kurseni mjaft në vit nga ndërrimi i rregullt i filtrit të ajrit. Gazi është vetëm gjysma e procesit te djegies. Pjesa tjetër i takon ajrit. Një filtër ajri i bllokuar mund t’ju “vjedhë” deri në 10% të shpenzimeve të motorit tuaj.

■ Gjithashtu, bagazhet e vendosura mbi kulm të veturës mund të shtojnë shpenzimin e karburantit, meqenëse shtojnë vëllimin e automobilit. Prandaj, shoferëve u rekomandohet që patjetër të mos vendosin bagazh mbi kulm, nëse nuk u nevojitet.

■ Klima, radio, dritat dhe zërimi janë stabilimente të cilat shtojnë shpenzimin e karburantit. Pa drita nuk bën të dilet në rrugë, sepse ligji kështu parasheh, mirëpo aparatet e tjera është mirë të përdoren me plan apo edhe të fiken.

Ato drejtpërdrejt shpenzojnë karburantin nëpërmjet alternatorit, i cili mund të jetë i stërngarkuar nëse punojnë disa aparate përnjëherë. Shpenzimi më i madh i rrymës shkakton edhe shpenzim të karburantit.

■ Kur është fjala te klima, shoferët kursimtarë do të duhej të mbanin të mbyllura dritaret, sepse rrymimi i ajrit zvogëlon aerodinamikën e automobilit dhe në atë mënyrë shton shpenzimin e karburantit.

■ Mbylli dritaret, sidomos kur je me shpejtësi. Në këtë mënyrë, duke reduktuar rezistencën e ajrit, konsumi i karburantit dhe çlirimi i CO2 mund të reduktohen deri në 10%.

■ Një sensor oksigjeni me defekt, – një shkak i rëndomtë i ndezjes së atyre dritave të pashpjegueshme “kontrolloni motorin”, – mund t’ju kushtojë deri në 40% të ecurisë së motorit tuaj.

Nëse do të ndiqni të gjitha këshillat, ndonëse ky është një vlerësim në vija të përgjithshme, tregon se si ndryshimi i gjërave të vogla në zakonet tuaja, – pjesën më të madhe të të cilave e bën falas, i bën një shërbim të madh portofolit tuaj.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË