
Këshilli i Evropës e ka pranuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë institucion evropian.
Komiteti i Ministrave e ka miratuar me dy të tretat e votave aplikimin e Kosovës në KiE.
Shefi i kabinetit të presidencës, Blerim Vela, ka falënderuar të gjitha shtetet që kanë votuar pro gjatë votimit për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por edhe ato shtete që abstenuan dhe ato që nuk kanë votuar fare.
“Faleminderit të gjitha vendeve që votuan pro, abstenuan ose nuk votuan fare gjatë votimit për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shkruar ai në Twitter.
Këto janë shtetet që votuan pro:
Shqipëria, Andorra, Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Findlanda, Franca, Gjermania, Islanda, Irlanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Monako, Mali i Zi, Holanda. Maqedonia, Norvegjia, Polonia, Portugalia, San Marino, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Turqia, Mbretëria e Bashkuar
Këto janë shtetet që abstenuan:
Bosnjë dhe Hercegovinë, Greqia, Moldavia, Sllovakia, Ukrainë
Ky është shteti që nuk votoi fare:
Armenia