Sarazzin: Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një nga ato hapa të domosdoshëm që duhet të vijojë

Në intervistë për DW, i dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, paralajmëron për rreziqet që vijnë nëse nuk ka progres në çështjen e zgjerimit.

Deutsche Welle: Z. Sarrazin, Komisioni i BE-së vendosi në një kohë rekord për statusin kandidat për Ukrainën dhe Republikën e Moldavisë. Si e komentoni këtë rekomandim në lidhje me Ballkanin Perëndimor?

Manuel Sarrazin: Nga këndvështrimi im, nëse komisioni i BE-së dhe i Këshilli i Bashkimit Evropian i bën të besueshme politikat e zgjerimit, kjo është e mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse flet për rëndësinë gjeostrategjike e zgjerimit të BE-së dhe se procesi i zgjerimit vijon.

Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova mbeten jashtë. Çfarë duhet t’u ofrohet këtyre dy shteteve?

Premtimi për zgjerim i bërë në Samitin e Selanikut të vitit 2003 vlen ende. Për Bosnjë-Hercegovinën mbeten të plotësohen 14 prioritetet thelbësore dhe të zbatohen reformat, në mënyrë që t’i jepet statusi i kandidatit. Në Kosovë qeveria është duke bërë reforma dhe ne duam t’i shpërblejmë. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një nga ato hapa të domosdoshëm që duhet të vijojë. Por edhe dialogu i normalizimit me Serbinë duhet të rifillojë dhe të dyja palët duhet të jenë të gatshme për progres.

Serbia vazhdon të importojë gaz dhe drithë nga Rusia dhe ta dërgojë atë në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu në vendet e BE-së. A mos duhet më shumë kondicionim në drejtim të Serbisë?

Ne importojmë vetë gaz. Kështu që duhet pasur kujdes, që t’ia bëjmë të qartë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se presim që ai të mbështesë sanksionet e BE-së kundër Rusisë, por gjithashtu të mos i japim mundësinë të thotë se po i shuajmë dritat në vendin e tij, sepse edhe ne kujdesemi që vendimet që marrim të jenë ekonomikisht të arsyeshme.

Serbia është në qendër të dezinformatave ruse dhe luftës hibride që po përhapet në të gjithë rajonin. Çfarë sugjeroni si masa për të frenuar këtë ndikim?

Masa më e rëndësishme kundër kësaj është besueshmëria e premtimit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Prandaj është kaq e rëndësishme që më në fund t’i korrigjojmë këto gabime që kemi bërë me politikat e zgjerimit, liberalizimin e vizave dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe të tregojmë se kur bën progres, Evropa i mban premtimet.

Duket se nuk do të ketë progres as me çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. A nuk duhet të ndahen dy kandidatët dhe të fillojnë negociatat me Shqipërinë?

Ju sapo folët për dezinformimin rus. Maqedonia e Veriut do të jetë një objektiv kyç i dezinformatave ruse, por jo vetëm, gjë që për ne mund të jetë krah strategjikisht i hapur ndaj ndikimeve. Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për momentin që më në fund të çelen negociatat me të dyja vendet.

Duke qenë se procesi i zgjerimit po ecën me shumë ngadalë, po zhvendoset gjithnjë e më në plan të parë ideja e bashkëpunimit rajonal të quajtur Ballkani i Hapur. Çfarë mendoni për këtë koncept?

Në thelb, unë jam shumë skeptik për Ballkanin e Hapur. Duhet të jetë e qartë se iniciativat në rajon së pari duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të ofrojnë mundësi reale për t’u përfshirë në to. Dhe nga ana tjetër, është e rëndësishme që të mos hapen struktura paralele. Përveç kësaj, duhet të jetë gjithmonë e qartë se në asnjë mënyrë ato nuk e zëvendësojnë anëtarësimin në BE.

Maqedonia e Veriut | Samiti i hapur i Ballkanit në Ohër Zoran Tegeltija, kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, Dimitar Kovacevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe Dreitan Abazovic, kryeministër i Malit të Zi.

Një tjetër format është Procesi i Berlinit, i cili nuk ka pasur asnjë sukses të madh vitet e fundit. Çfarë ofroni konkretisht që ai të bëhet një format tërheqës për vendet e Ballkanit Perëndimor?

Procesi i Berlinit ka qenë gjithmonë një format tërheqës. Ne kemi arritur shumë, për shembull me zyrën e të rinjve RYCO. Ne kemi katër marrëveshje në tryezë që do të bënin një hap të madh drejt zhvillimit të një tregu të përbashkët rajonal. Ne ofrojmë rifillimin e punës për të arritur këto synime të vlefshme për të gjithë, me fuqi të reja dhe me tema të reja. Qeveria e re federale është e vendosur të përkujdeset në mënyrë intensive për rajonin gjatë gjithë mandatit të saj. Do të kemi një angazhim afatgjatë dhe strategjik.

Gjermania synon të marrë pjesë sërish në misionin EUFOR Althea në Bosnje dhe Hercegovinë pas një pauze dhjetëvjeçare. Çfarë sinjali lidhni me këtë?

Ishte shumë e rëndësishme për ne si qeveri federale që ia propozuam Bundestagut për ta bërë të qartë se Gjermania është e gatshme të angazhohet në politikat e sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë. E dyta është se është e rëndësishme për ne që zgjedhjet në tetor 2022 të zhvillohen në një mjedis të sigurt dhe të besueshëm.

Katër muaj më parë ju morët detyrën e Të Ngarkuarit të Qeverisë Federale për Ballkanin Perëndimor. A i shihni sot gjërat pak më ndryshe nga koha kur keni filluar mandatin?

Do të kisha dashur që përvoja e tmerrshme e luftës ruse të kishte ndikuar që më shumë aktorë kyçë në rajon t’i ndryshonin, dhe e jo t’i përforconin sjelljet e mëparshme. Duhet të dimë se “miqtë” tanë në Kremlin e dinë mirë se në rajon mund të nxiten shumë gjëra negative. Prandaj do t’u kërkoja të gjithëve që sa më shpejt të jetë e mundur të kemi sa më shumë bashkëpunim dhe deklarata pozitive, përpara se Kremlini të përpiqet të përfitojë nga grindjet tona, nga mungesa e unitetit mes nesh dhe brenda rajonit.

Manuel Sarrazin, 40 vjeç, ka qenë deputet i Bundestagut për Bündnis 90/Die Grünen nga viti 2008 deri në vitin 2021 dhe është President i Shoqërisë së Evropës Juglindore, institucioni më i rëndësishëm i konsultimit akademik dhe politik për çështjet e Ballkanit në Gjermani. Që nga 1 marsi 2022, ai është përfaqësuesi special i Qeverisë Federale Gjermane për Ballkanin Perëndimor. /DW

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË