Salih Shabani luftëtari që nxori hakun për qindra shqiptarë të vrarë në masakrat e …

Nga: Faton Mehmetaj

Salih Shabani është luftëtari që nxori hakun për qindra shqiptarë të vrarë në masakrat që i bëri Spiro Dobrosavleviqi

Për shkak të mizorive të panumërta të xhelatëve serbë të kryera mbi popullsinë e pafajshme shqiptare, Lëvizja Kombëtare për Çlirimin dhe Bashkimin e Tokave Shqiptare dhe udhëheqësit e Çetave Kaçake vendosën të hakmerren kundër pjesëtarëve të “Dorës së Zezë”. Salih Shabani i Kabashit të Prizrenit ishte bërë luftëtar me namë, në Prizren e më gjerë. Salihu e vrau Spiro Dobrosavleviqin më 10 shtator 1919.

Edhe pas vrasjes së Spiro Kapetanit i vazhdoi aksionet në emër të lirisë, prandaj heroizmin e këtij trimi populli e përjetësoi në këngë:“A ka shqiptar si e falë BajraminMrend t’ma len Salih Shabanin,E ka vra Spirë kapetonin”Salih Shabani ishte një luftëtar i regjur i çetave kaçake, ishte luftëtar tipik i përkushtuar për lirinë e Kosovës me prirje demokratike. Mbante lidhje me Bajram Currin. Ishte pjesëmarrës në revolucionin e qershorit më 1924 në Shqipëri së bashku më 20 burra nga Kabashi.

Salihu ishte njëri ndër luftëtarët besnikë të çështjes kombëtare dhe luftëtar i pa kompromis kundër çetave e bandave çetnike të rajonit të Prizrenit me rrethinë. Veprimtaria e tij luftarake ishte e njohur mirë nga organet e pushtetit serb, ai ishte bërë tmerr për ta, prandaj organet e sigurisë serbe e konsideronin shumë të rrezikshëm. Salihu gjatë kësaj kohe kishte vepruar me grupin e tij, prej kufirit të Shqipërisë deri në Karadak të Shkupit. Ai i takonte një çete të kaçakëve me nam.

Në vitin 1919 organizon vrasjen e Spiro Dobrosavleviqit (i njohur në popull si Spirë Dellovci) dhe Filip Nedelkoviqin i njohur në popull si Fila i Sahisë që ishte truproje e tij. Spiro Dobrosavleviqi ishte pjestar i organizatës “Dora e Zezë” që udhëhiqej nga piemonti sllav Dragutin Dimitrijeviqi-APIS-i.

Ai ishte pjesëmarrës dhe organizator i Masakrës së Kabashit që u bë nga mesi i marsit të vitit 1913, aty u prenë me sakic 97 burra shqiptar të Kabashit, te arra dy degëshe në skajin verior të livadhit të manastirit. U prenë burra nga familjet, Dakaj, Ahmetaj, Rexhaj, Kukaj, Balaj, Dullaj, Ukaj, Zekaj, Muqaj, Bobaj e të tjerë. Të gjithë të fisit Kabash. Në kryerjen e kësaj masakre dhe organizimin e saj qëndronte personeli i kishës serbe në Mushtisht të Kabashit, Ushtria serbe e divizionit të Shumadisë dhe serbët lokal si: Vuksan Jovanoviçi, vëllezërit Angjellko e Maksim Ristiqi, Spir Kola, Jova i Lubizhdës, Matush Gapiqi, Mark Gavazi i Novakës, vojvoda i Vërbiqanit, por organizatorët kryesor të kësaj masakre ishin Kapiteni Spiro Dobrosavleviqit dhe File Delloci.

Në këtë masakër morën pjesë edhe Gapiqët e Puhiqët e Prizrenit, kryemurgu Serafim dhe daskall Petri. Në shej hakmarje për krimet e kryera mbi popullin shqiptar të rajonit të Prizrenit dhe për vrasjen e 97 shqiptarëve në masakren e Kabashit ku kishte edhe gra pleq e fëmij, Salih Shabani e zënë pritën në Grykë të Baqevcit, afër fshatit Grejkoc ku do të kalonin Spiro Dobrosavleviqi dhe File Delloci, kur afrohen afër Salihu i pisket Spir Kapetanit dhe dredhë manxerren duke qitë në ta dhe i vret që të dytë në Grykë të Baqevcit. Kjo vrasje pati jehonë të madhe në të gjitha hapsirat e trojeve shqiptare. Salih Shabani pasi e vret Spir Kapetanin dhe File Dellocin del në Shqipëri, por kohë pas kohe ka ardhë edhe në Kosovë dhe me grupin e tij ka operuar deri në fshatin Kabash të Vitisë. Aty Salihu i kishte edhe disa pjestarë të çetës së tij të cilët ishin edhe lidhje familjare e Salihut.

Është ky viti 1920 kur Salih Shabani kalon kufirin nga Shqiperia dhe del në Kosovë. Në ketë periudhë Salihu dhe çeta e tij shpesh ndeshen me forcat serbe, por që në të gjitha rastet i shpartallon pritat dhe luftimet me këto grupe të çetnikëve e të ushtrisë serbe të asaj kohe. Salihu për ti përballuar më lehtë luftimet me ushtrinë serbe, grupet e çetnikëve dhe të xhandarmërisë shkon në Gjilan dhe bënë marrëvshje me grupet e kaçakëve të Karadakut. Në ketë grup i futë edhe grupin e kaçakëve nga Kabashi i Vitisë të cilët i kishte kushëri. Kurse në pranverë të vitit 1921 Salihu del prap në Kosovë dhe operon gjatë me Lëvizjen Kaçake në Podgur, në rrethin e Istogut, bashkëpunon ngushtë me kaçakët e rrethit të Suharekës e Drenicës ku edhe i vendos kontaktet me komandantin e Lëvizjës Kaçake Azem Bejtën. Gjatë vitit 1922-1923 Salihu me bashkëluftëtar të tij e zhvillon një luftë të ashpër me xhandarr në fshatin Grançar të Prizrenit.

Në këtë luftë i vriten Salihut disa bashkëluftatar në mesin e tyre edhe vëllau i Saliut Aliu dhe luftëtari tjetër Sabiti, kurse Salihu dhe Bali Kabashi nga Suhareka plagosen. Edhe pse të plagosur ata çajnë rrethimin duke lënë disa xhandar të vrarë e të plagosur. Grupi i kaçakëve që u printe Salih Shabani ka operuar pothuajse në të gjitha trevat e Kosovës. Ky grup mbanin lidhje dhe merrnin urdhëra edhe nga Bajram Curri.

Duhet përmendur se pasi Salih Shabani e vret Spiro Dobrosavleviqin dhe File Dellocin, serbët e fshatit Mushtisht, Delloc dhe Dvoran po atë natë janë hakmarrë ndaj shqiptarëve në Mushtisht për vrasjen e Spiros. Me këtë rast është vrarë Rrustem Osmani. Kurse pas dy-tre ditëve në Prizren, xhandarret ja marrin familjen Salihut dhe ja internojnë në Serbi, babai dhe mixha i tij vdesin në burgun e Nishit.

Po ashtu në vitin 1951 vdes në burgun famëkeq të Nishit edhe vëllai i Salihut, Hyseni. Kurse më vonë Salihu e merr gruan e vet dhe një vëlla të cilët i qet në Shqipëri për ti larguar nga përndjekjet dhe torturat. Duhet cekur edhe një gjë, në shej hakmarrjeje për masakren e Kabashit të marsit të vitit 1913, ku u vranë mbi njëqind fshatarë, shumica djem të rinj u theren me thika dhe u prenë me sopata duke i djegur në kishën e Shën Markut. Në vitin 1915 Kabashasit në një betejë që u zhvillua kundër trupave serbe në rajonin Livadhi-Kulla e Lekë Dukagjinit – Drini i Bashkuar, për t’u hakmarrë ndaj masakrës që bënë çetnikët serbë me 1913, i kishin vranë 100 ushtarë e nënoficerë dhe 11 oficerë serb, ndër të cilët edhe kolonelin Todor Pavlloviqin, që ishte komandant i Regjimentit të Tretë të Divizionit “Morava”, një major dhe katër kapitenë si dhe kishin lënë të plagosur 13 oficerë serb të kësaj armate. Edhe ato forca serbe që u tërhoqën nga Prizreni në drejtim të Mirditës kanë pësuar dëme të mëdha nga focat mbrojtëse shqiptare. Në Mirditë i zunë rob aradhës serbe 250 ushtarë dhe 20 oficerë në krye me Dushan Tukshiqin.

Keshtu që Salih Shabani me gjithë këto vuajtje dhe sakrifica qëndroj stoik, i pa trembur dhe i pa përkulur në as një moment të jetës së tij, duke pasë një jetë plot lavdi e nderë. Vdiq në vitin 1936 në fshatin Kolsh të Lumës në Shqipëri. Është dekoruar me urdhër për veprimtari patriotike të klasit të parë. Emrin e tij e mbajnë rrugë e sheshe, ka shumë këngë dhe janë shkruar shkrime e romane, poezi e skica biografike për të.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...
Exit mobile version