Një aeroplan transportues ushtarak Ilyushin Il-76 është rrëzuar mëngjesin e sotëm në qytetin qendror të Rusisë, Ryazan.
Kështu kanë bërë të ditur mediat ruse duke raportuar se kanë vdekur katër persona dhe janë plagosur pesë të tjerë.
“Aeroplani u rrëzua pasi një nga motorët mori flakë. Sipas informacioneve të para, katër persona kanë vdekur dhe pesë janë shtruar në spital”, tha një burim nga Ministria e Situatave të Emergjencave.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes, aksidenti ka ndodhur kur aeroplani ishte duke kryer një fluturim stërvitor.
Ministria e Situatave Emergjente, gjegjësisht departamenti i rajonit Ryazan ka konfirmuar rrëzimin e aeroplanit në qytetin Ryazan ndërsa nuk u raportuan dëme në terren.
Ndryshe, autoritetet ukrainase deri më tani kanë zbuluar të dhëna se qindra aeroplanë rusë kanë rrëzuar që nga pushtimi i 24 shkurtit. /Telegrafi
A Russian Il-76 transport aircraft crashed in Ryazan. https://t.co/DMPB7bhlMH pic.twitter.com/3unVcmWKNd
— Rob Lee (@RALee85) June 24, 2022