Rrëfimi i Rrahman Jasharajt që bëri për vete krejt Kosovën…

Mësymja drejt Turqisë, vdekja e babait, të jetuarit në skamje si jetim, mbijetesa me punë artizanale të nënës dhe shkollimi në kushte të rënda…, Rrahman Jasharit ia ndërtuan karakterin e palëkundur për t’ua mbrojtur të drejtat dhe për t’ua plotësuar kërkesat mësimdhënësve. I pari i SBASHK-ut, ua ka plasur barkun të gjithë kryeministrave, por ndër të gjithë këta, me Kurtin po ka probleme më së shumti.

“Tullusumi” i Kurtit, siç e thotë vetë Jasharaj, në emisionin Oxygen, ka rrëfyer për jetën e tij të hershme, e cila nuk dallon shumë nga shumica e shoqërisë që jetonin në atë kohë.

Shitja e pasurisë për t’ia mësyrë Turqisë në sytë e Jasharajt ishte aventurë, por më vonë do ta kuptonte se veprimi i tillë nga i ati ishte bërë si rezultat i dëshpërimit, e që më vonë do t’ia sillte vdekjen.

Në klasën e parë sapo fillova, babai i lodhur e shiti krejt pasurinë dhe tha po shkojmë diku. Si fëmijë u gëzova sepse besova që po dalim me shëtitë. Shkuam në Turqi, por s’u bënë dokumentetet. U kthyem në qytetin e Pejës për të vazhduar një jetë plot skamje. Në fshat kishim goxha pasuri, por kur u kthyem nga Turqia, mezi blemë një shtëpi të vjetër, ku babai blinte perime me shumicë, për t’i shitur me pakicë pak më shtrenjtë sa për të na mbajtur gjallë. Unë si fëmijë në atë kohë ndjeva dhimbje të madhe sepse babai vdiq në moshë të re. Por, kur u pjeka, e kuptova se babai kishte vdekur nga dëshpërimi dhe jo nga ndonjë sëmundje”, rrëfen Jasharaj.

Jetim e në skamje, modeli i heriozimit në sytë e Jasharajt u bë nëna e tij, ku mbijetesa dhe shkollimi vareshin nga shitja e punës së saj artizanale.

Heroi i jetës sime është nëna ime, sepse kur na vdiq babai ne u ndjemë totalisht të humbur, por ishte nëna ajo që me punë dore dhe punë artizanale, arriti të na mbajë duke na këshilluar. Një jetë çka kam e kam vetëm prej nënës sime, e cila më shkolloi dhe gjithçka varej nga se a do të shiten artizanalet për ta vazhduar unë shkollimin”, rrëfen Jasharaj.

Heroina e Jasharajt, me vullnet dhe punë arriti t’i shkollojë edhe vëllezërit e tjerë. Jeta në varfëri nuk ia shoi ambiciet për t’u bërë violinist si Rexho Mulliqi, edhe pse këto ambicie mbetën vetëm të tilla.

Në ato kushte fukarallëku – siç rrëfen Jasharaj – nëna e tij ia bleu violinën, por edhe një makinë shkrimi më pas.

Ajo më shkolloi mua, pastaj vëllezërit e tjerë. Babai mezi na e pati blerë një televizor bardh e zi, duke e parë atë vërejta violinistin Muqolli i cili luante për mrekulli me violinë dhe mua më dukej aq lehtë. Andaj thash ‘nanë, a pe sheh, ndoshta edhe unë bëhem violinist’. Ajo me atë fukarallëkun që kishim, mezi i mblodhi paratë për të ma blerë violinën dhe u bë pishman se unë ‘viju viju’ kishe po ushtroj, e ata [familjarët] i mbanin veshët. Nëna nuk u ndal me këtë, nuk më la të dëshpërohem. Fillova të punoj në Rilindje si gazetar, e derisa më pa duke shkruar me laps, më tha ‘nanës, këto punë s’bëhen me kimik, duhet ta blejmë një makinë të shkrimit’”, rrëfen Jasharaj.

Pas rrëfenjës së Jasharajt që preku publikun, drejtuesi i emisionit ia bëri një pyetje, përgjigja e së cilës më së miri u dha nga ofshama që Jasharaj lëshoi.

A i ke dalë hakut nanës”, pyet Besim Dina.

“[ofshamë] Ahhh kjo pyetje e rëndë, nënave të tilla shqiptare ka qenë vështirë t’u dalim hakesh”, thotë Jasharaj.

Bullizimi për pamjen e jashtme të Jasharajt, bëri që ky i fundit ta mbyllë facebook-un. Ama i pari i SBASHK-ut, për inatin e bullizuesve, ka vendosur t’i mbajë dhëmbët në gojë.

“Facebook-un e kam mbyllur sepse filluan të rëndohen fjalët, s’e kam dert të më shajnë mua por… filluan të shajnë edhe për pamje. Dhëmbët, gjysmën i kisha të hequr. Mjeku m’i bëri boll të mirë, por u bëja nervoz, më vinte t’i heqi. Por, fyerjet vazhduan prapë. Thoshin ‘pse s’mblidhemi t’ia bëjmë paratë për t’ia punuar dhëmbët Rrahman Jasharajt’. Tash i mbaj per inati, jo sepse më duhen shumë, po për inati”, thotë Jasharaj.

L U F T A  me politikën për mësimdhënësit

Ndryshimi i qëndrimeve të Kurtit para dhe pas pushtetit e kanë befasuar edhe vetë Jasharajn. Shefi i SBASHK-ut tregon si Kurti para zgjedhjeve e kishte mirëpritur, e pas zgjedhjeve i kishte thënë se derën e ka të mbyllur.

Pa u bë Kurti I, na priti nja pesë herë. ‘I njoh hallet e juaja, do ta bëjmë atë e këtë’ – ishin fjalët e tij [Kurtit]. ‘Haj lumët ne’ – thosha unë. E lidhi marrëveshjen me LDK, ia çuam një letër, tha hajde. Tema ishte te ligji i pagave, në takim ishte edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Unë i thashë ‘unë t’i dua paratë ty’. Pastaj për ta zbutur pak situatën, i thashë ‘i nderuar kryeministër’, unë qashtu ua kam plasur barkun ka pak të gjithë kryeministrave, duke u bërë grevë. Kishe po thotë ‘hajt se s’ka dert’, ai më tha ‘mos m’i përmend më ata, unë s’jam ata, mos më krahaso me ta’. Pastaj filloi siç e ka zakoni ‘kur uji të bëhet avull, avulli do të bëhet ujë… sepse unë e di me kënd je ti’. Unë i thashë ‘a të kujtohet kur vishe në Pejë për protesta, jemi takuar me këta profesorë…’. Tha ‘s’është ashtu, unë e di ti me kënd je, ti ke nënshkruar marrëveshje me PAN-in’. Pastaj vazhdoi ‘Derisa ju ta kuptoni se këtu kryeministër është Albin Kurti, kjo derë është e mbyllur’, i thamë ‘ditën e mirë’”, shprehet Jasharaj.

Dallimi në mes kryeminsitrave të tjerë dhe Kurtit e ka befasuar edhe vetë Jasharajn.

Asnjë nga partitë s’i kam shokë. Me të gjithë jam përla, por këtij si i the grevë, si protestë [s’i intereson]…”, thotë Jasharaj.

Për dallim nga Kurti, Jasharaj premtoi se ‘ushtarët’ e tij nuk do të dalin kurrë të konfrontohen shesheve të qytetit me Policinë e Kosovës, aq sa ky të jetë në krye të SBASHK-ut.

Asnjë arsimtar nuk guxon sa të jem unë kryetar i SBASHK-ut të konfrontohet me policinë tonë, sepse janë nxënësit tanë”, thotë Jasharaj.

Ndër të tjera, Jasharaj u pyet se me kë nga politikanët do t’i kalonte pushimet.

Me kënd do të shkoje në deti, Isën, Hashimin, Ramushin apo Albinin?”, pyetet Jasharaj.

“Me këta tre po, me Albinin jo. Edhe m’u ka bo, edhe iu kam bo tullusum”, përgjigjet Jasharaj.

SBASHK-u në tri mandatet e fundit kryesohet nga Rrahman Jasharaj, i cili ka qenë mjaft i zëshëm rreth hartimit të ligjit të pagave, ku kërkon që rrogat e mësimdhënësve të rriten në proporcion me rritjen ekonomike.

Si rezultat i mosplotësimit të kësaj kërkese, Jasharaj ka bërë greva, e gjithashtu nuk i përjashton që ato të bëhen sërish./ Nacionale.com

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË