
Tayna- Rina- Melinda Ademi do ktheheshin në trekëndëshin më të nxehtë në showbizin shqiptar rreth 5 vite më parë kur debutuan në muzikë, thuajse njëkohësisht. Duke qenë se ishin të treja repere dhe po hapnin kështu një rrugë të re për gjithë vajzat e tjera në repin shqiptar, rivaliteti mes tyre ishte i kuptueshëm. Pas ofendimeve të njëpasnjëshme e thumbimeve me vargje këngësh, para dy viteve, Melinda pushtoi mediat rozë duke i kërkuar falje Taynës për gjuhën e përdorur ndaj saj. Mirëpo, kjo e fundit jo vetëm që nuk i ktheu përgjigje publikisht, por nëpërmjet menaxherit të saj u shpreh se nuk e pranonte faljen dhe s’kishte asgjë për t’ i thënë Melindës.
Pas komenteve fyese nga fansat e saj dhe neglizhimit, Melinda është shprehur se fakti që i ka kërkuar falje Tayna-s është marrur si dobësi. Për një periudhë kohe u duk se “gjakrat” mes tyre u qetësuan.
Gjithçka u rihap nga Melinda e cila ftuar në “Zemër Luana” tha se: “Tayna ka fol për mua keq në estradë në prapaskena. Mos mendo që si kam ni fjalët, faleminderit për mirëkuptimin”.
Fansat pritën menjëherë një kundërpërgjigje nga Tayna, dhe një e tillë erdhi. Së fundmi, ajo ka publikuar një video të Nicki Minaj në të cilën amerikania thotë se i shkruan vetë tekstet ndryshe nga reperet e tjera. Kështu, Tayna ka dashur të bëjë një paralelizëm duke e konsideruar vetën si Nicki Minaj që i shkruam vetë tekstet, dhe duke thumbuar Melindën.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kësaj të fundit, e cila dikur ka konkurruar në “American Idiol” në jurinë e të cilit ka qenë Nicki. Asokohe, shqiptarja mahniti me performancën e saj duke bërë që Nicki të çohej në këmbë. Pikërisht këtë moment ajo e ka përdorur për t’iu përgjigjur Taynës. Teksa e ka rishpërndarë videon ajo shkruan: “Kam nderin që një artiste si Nicki është çuar në këmbë për mua”.

Lufta e ftohtë është hapur sërish…