Pyetjet ‘e turpshme’ që njerëzit ua bëjnë fshehurazi ekspertëve të seksit

Bisedat rreth seksit po ndodhin më lirshëm dhe më shpesh sesa dikur. Por edhe kur bëhemi më komodë për të diskutuar tema të caktuara, mbeten disa të tjera që konsiderohen ‘të turpshme’.

Edukuesit seksual kanë ndarë me HuffPost disa nga pyetjet në dukje “të çuditshme” ose “të turpshme” që u bëhen gjatë gjithë kohën. Nëse ju, si shumë të tjerë, keni menduar për disa nga këto gjëra, patjetër që nuk jeni vetëm – kështu që nuk ka asnjë arsye për t’u turpëruar.

Më poshtë, ekspertët e seksit zbulojnë disa pyetje të zakonshme dhe përgjigjet e tyre.

1. A jam duke u masturbuar shumë?

Edukuesi i seksit Francisco Ramirez shpesh merr pyetje nga njerëzit që duan të dinë nëse zakonet e tyre të masturbimit janë “normale” ose jo. Ai i siguron ata se çdo mastrubim- qoftë i shpeshtë, i rastit ose dhe në rast kur nuk ndodhë kurrë – është në rregull.

“Për fat të keq, turpi për një kohë të gjatë rreth masturbimit ka bërë që shumë prej nesh të jenë disi skeptikë, ose të pakëndshëm, veçanërisht masturbimin e shpeshtë”, tha ai. “Por nuk ka asgjë të keqe me masturbimin shumë herë në ditë.”

Sidoqoftë, vërejtja është nëse zakonet tuaja të masturbimit kanë filluar të ndërhyjnë në jetën tuaj të përditshme: marrëdhëniet tuaja, punën tuaj ose përgjegjësitë e tjera. Nëse është kështu, atëherë mund të jetë një çështje që ia vlen të adresohet.

“Por përndryshe, nuk duhet të jetë problem,” shtoi Ramirez. “Përveç se ju bën të ndiheni mirë, masturbimi mund të përmirësojë gjumin, të ulë nivelet e stresit, të na lehtësojë ngërçet menstruale etj.”

2. A nënkuptojnë fantazitë e mia të çuditshme seksuale se ka diçka që nuk shkon me mua?

Njerëzit kanë një tendencë të lexojnë në fantazitë e tyre dhe të gjykojnë veten për atë që i eksiton ata. Vetëm për shkak se një person mund të krijoj një skenar të caktuar erotik në kokën e tij nuk do të thotë se ata kanë interes të veprojnë sipas tij në jetën reale.

“Të kesh fantazi, pa marrë parasysh sa të çuditshme mund të duken, janë rrugë të sigurta dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht një dëshirë të jetës reale për t’u përfshirë në X sjellje,” tha Siegel. “Brenda kokës suaj është për ju dhe jeni vetëm ju.”

Sidoqoftë, nëse përmbajtja e fantazisë suaj është shqetësueseju, rekomandohet të flisni me një terapist seksi në mënyrë që të mos çojë në sjellje të padëshiruar.

3. Nëse më pëlqejnë ngacmimet në prapanicë, a do të thotë kjo se jam homoseksual?

Kjo është një pyetje që shpesh e bëhet nga burrat pasi u pëlqen ndjesia kur partnerja ‘luan’ me të pasmet e tyre.

Të marrësh kënaqësi nga një aktivitet specifik seksual nuk thotë asgjë për orientimin tënd seksual.

“Kultura jonë shpesh e lidh lojën anale me të qenit homoseksual,” tha Milstein. “Të jesh homoseksual është një orientim. Do të thotë që ju tërhiqeni nga burrat”.

4. Si mund ta bëj penisin tim më të madh?

Në një botë të dominuar nga pornografia që ka bërë që peniset jashtëzakonisht të mëdha të duken si normë, nuk është çudi që burrat kërkojnë vazhdimisht mënyra për të rritur madhësinë e tyre.

Por asnjë nga produktet e panumërta, që pretendojnë të zmadhojnë një penis në fakt nuk mund ta bëjë atë më të madh.

“Këshilla ime është e thjeshtë: Mos e bëj! Nuk ka asnjë copë provë shkencore për të treguar se ndonjë prej këtyre gjërave është efektive,“-tha Siegel.

Ankthi për madhësinë e penisit është i zakonshëm, por Siegel dëshiron që burrat të kuptojnë se gjatësia mesatare ndoshta nuk është aq e madhe sa ata mendojnë se është. (Një studim i vitit 2015 me më shumë se 15,000 burra zbuloi se penisi mesatar (në ereksion) është pak më shumë se 12cm).

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË