
Sot ishte dita e kurorëzimit dhe ndërsa Mbreti Charles III dhe Camilla u kurorëzuan zyrtarisht në Westminster Abbey, rrjeti nuk mund të rrinte pa komentuar:
‘Gishtat si salçiçe’ të mbretit Charles.
Gishtat e Mbretit janë shumë të fryrë dhe ai vetë ka bërë shaka më parë për pamjen e duarve të tij.
Ai u tall me veten duke i quajtur gishtat e tij “gishta si salçiçe” në një letër drejtuar një miku.
Në këtë ditë historike, ‘gishtat e salçiçes’ janë sërish në trend.
Por cila është arsyeja e vërtetë që gishtat e Charles janë kaq të fryrë?
GP Chun Tang, Drejtor Mjekësor në Pall Mall Medical në Mançester tha për MailOnline se mund të ketë shumë “arsye që një person mund të vuajë me gishtat si salçiçe”.
“Shpesh gishtat e fryrë janë një simptomë e mledhjes së ujit që mund të shkaktohet nga kushte të shumta shëndetësore. Gishtat e sallamit njihen zyrtarisht si daktiliti.
“Kjo gjendje lind për shkak të inflamacionit dhe mund të jetë rezultat i artritit, infeksioneve të shumta bakteriale apo edhe TB.
Tang përmendi gjithashtu se nivelet e larta të kripës (që shkakton mbajtjen e ujit dhe për rrjedhojë ënjtje të gishtave), reaksionet alergjike, efektet anësore mjekësore, lëndimet dhe sëmundjet autoimune mund të jenë gjithashtu arsye që kontribuojnë në madhësinë e gishtave të Charles.
“Trajtimi për këtë gjendje mund të përcaktohet kur të identifikohet shkaku themelor. Duhet të bëhet një test gjaku për të përcaktuar çështjet themelore”, tha ai.