Pse Beethoven e urrente seksin?

Ai mund të jetë frymëzuar dhe krijuar disa nga kryeveprat e tij më të mëdha nga gratë që donte, por një libër i ri po vjen për t’i dhënë një dimension të ri jetës dashurore të Beethoven.

Sipas autorit, Norman Lebrecht, kompozitori, edhe pse shpesh binte në dashuri me gratë me të cilat vinte në kontakt, megjithatë kishte një neveri ndaj aktit seksual dhe mëkatit, gjë që, bazuar në disa fakte, të çon në përfundimin se Bethoven nuk e kishte bërë kurrë në jetë seks.

“Ne mund të jemi absolutisht të sigurt se Beethoven nuk ka bërë seks në asnjë nga marrëdhëniet e tij”, citohet të ketë thënë Lebrecht nga Daily Mail.

Dhe ne mund të jemi 98% të sigurt se ai kurrë nuk kishte bërë seks në jetën e tij. Ai kishte nevojë për dashurinë si motiv për krijimin, por shmangu aktin seksual si diçka e barabartë me mëkatin dhe një shkelje e idealeve të ndritshme”, shtoi autori.

Norman Lebrecht erdhi në këtë përfundim për Beethovenin pasi studioi qindra faqe të dhënash historike, si dhe “librat e bisedës” që kompozitori gjerman përdorte për të komunikuar me vizitorët e tij pasi kishte qenë i shurdhër që në moshën 30-vjeçare.

Arsyet pse Beethoven nuk bëri seks

Sipas ekspertit nuk ka asnjë dyshim për faktin se “Beethoven dashurohej shpesh”, por kjo dashuri nuk u përkthye kurrë në një lidhje. Siç beson Lebrecht, obsesioni i kompozitorit gjerman me punën e tij, shurdhimi i tij dhe një sërë faktorësh psikologjikë nënkuptojnë se ai kurrë nuk e eksteroi pasionin që ndjente.

“Beethoven vinte nga dy breza të alkoolistëve. Babai i tij ishte mizor dhe i dhunshëm si me të ashtu edhe me nënën e tij. Kështu që Beethoven ndihej mbrojtës ndaj nënës së tij,” tha fillimisht ai.

Në fakt, siç theksoi ai pas vdekjes së nënës së tij Maria, vazhdoi të jetonte në mendjen e tij si “një ideal i paprekshëm, që gratë duhet të mbrohen nga dhuna e burrave dhe sigurisht seksi ishte pjesë e dhunës së burrave”.

Kjo tregohet sipas Lebrecht-it nga një incident kur kompozitori ishte i ri dhe si kishte trajtuar një vajzë të një shoku që i kishte ngjallur interes.

“Është një konstatim nga partiturat e tij për sjelljen e tij të ngathët dhe asgjë më shumë. Por e rëndësishme është se mbi të gjitha ai ndjen tmerr për sjelljen e tij”, vlerëson autori.

“Siç ndodh vajza e fali dhe mbetën miq për jetën, por kështu është me gratë, ai nuk i beson vetes me to”.

Si ndikoi ardhja në Vjenë në Bethoven?

Studiuesi vlerëson se Bethoven shumë i ndjeshëm ishte i tronditur nga imoraliteti që hasi kur mbërriti në Austri në moshën 21-vjeçare dhe u ndje “i neveritur nga ‘liria’ e vjenezëve dhe korrupsioni i të pasurve. Ishte një qytet ku të pasurit mund të blejnë një adoleshent apo virgjërinë e tyre.”

“Ishte Sodoma dhe Gomorra. Një bashkëkohës i Bethovenit mund të bënte seks vetëm me gruan e tij nëse nuk vizitonte një bordello. Kur Bethoven ishte ftuar në një bordello të tillë nga një mik, ai e bëri të qartë se nuk kishte ndërmend të shkonte”, shtoi ai.

Sipas Lebrecht, pretendimet e mëparshme se kompozitori frekuentonte vende të tilla, ka të ngjarë të jenë rezultat i përkthimeve të gabuara, duke thënë se fjala “lusthaus” në kohën e Beethoven-it nënkuptonte kafenenë dhe jo bordello siç sugjeron emri.

Megjithatë, sipas autorit, Bethoven kishte një tendencë për t’u dashuruar me gra me të cilat ishte e pamundur të ishe apo të shoqërohesh. “Ai shpesh bie në dashuri kur është pak para të 30-ave dhe më pas e harronte atë”.

“Kur mbushi 40 vjeç, filloi të dashurohej përsëri shpesh, por sepse i duhet një stimul romantik për punën e tij dhe sepse e kupton që nuk ka familje. Ai është i vetëm në botë. Ka mbushur moshën 41 vjeç i lodhur nga jeta”, përfundon autori që shkroi librin “Pse Beethoven: Një fenomen në 100 copë”./abcnews.al

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË