Miliarderi tha se Twitter kishte rikthyer llogarinë e reperit, tani i njohur si Ye, përpara përfundimit të blerjes së platformës së mediave sociale prej 44 miliardë dollarësh të enjten (27 tetor).
“Ata nuk më konsultuan dhe nuk më informuan”, tha Musk në një postim në Twitter.
Ye, i cili ka mbi 30 milionë ndjekës në Twitter, ka krijuar polemika në muajt e fundit duke i dhënë fund publikisht marrëveshje të mëdha me korporata dhe duke bërë shpërthime në mediat sociale kundër personazheve të tjerë të famshëm.
Reklama
“Mirë se erdhe përsëri në Twitter, miku im!”, kishte shkruar Musk më tetë tetor, kur Ye postoi në platformë për herë të parë në dy vjet pasi llogaria e tij në Instagram u kufizua për arsye të postimeve antisemite.
Twitter më vonë bllokoi llogarinë e tij dhe hoqi një nga postimet e tij.
Musk mori pronësinë e Twitter, duke shkarkuar drejtuesit kryesorë, por duke dhënë pak qartësi se si do të arrijë ambiciet që ai ka përshkruar për platformën me ndikim të mediave sociale.
Megjithatë, Musk tha të premten se Twitter do të formojë një këshill për moderimin e përmbajtjes me “pikëpamje shumë të ndryshme”.
So why did you restore already Kanye West's account? Twitter should not be a platform to spew racism and antisemitism
— Republicans against Trumpism (@RpsAgainstTrump) October 28, 2022
“Asnjë vendim i madh për përmbajtjen ose rivendosje të llogarisë nuk do të ndodhë përpara se të mblidhet ai këshill”, shtoi ai.
Reklama
Më herët në tetor, Ye ra dakord në parim për të blerë Parler, platformën e mediave sociale e njohur në mesin e konservatorëve amerikanë. /Telegrafi