Projektligji për Trustin sot në Kuvend – zbuloni sa mjete mund t’i tërhiqni dhe në çfarë afati kohor nëse çështja kalon

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në seancën e radhës plenare.

Në seancën që pritet të fillojë në orën 10:00 do të jetë në rend dite miratimi i Projektligjit për Trustin.

Sipas dokumentit të propozuar nga mbi 17 mijë qytetarë, Projektligji për Fondet Pensionale parasheh tërheqjen e 10 deri në 30 për qind të mjeteve të qytetarëve, të kursyera, bazuar në shumën që ata kanë në fond.

Projektligji thotë se qytetarët të cilët kanë më pak se 10 mijë euro të kursyera, do të mund ti tërheqin deri në 30 për qind të mjeteve. Ndërkaq, më pak mjete në përqindje, do të mund t’i tërheqin ata qytetarë që kanë mbi 40 mijë euro: vetëm 10 për qind të kursimeve të tyre.

“Pjesëmarrësit mund t’i tërheqin dhjetë (10) deri tridhjetë (30) për qind (%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK, sipas pershkrimit në vijim:

  • Personat që kanë kursime pensionale në shumën më pak se 10.000 Euro, kanë të drejtë t’i tërheqin
    deri në tridhjetë përqind (30%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

1.2 Personat që kanë kursime pensionale në shumën prej 10.000 Euro deri në 19. 999 Euro, kanë të drejtë t’i tërheqin deri në njëzetepesë për qind (25%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

1.3 Personat që kanë kursime pensionale në shumën prej 20.000 Euro deri në 29. 999 Euro, kanë të drejtë t’i tërheqin deri nënjëzetë përqind (20 %) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

1.4. Personat që kanë kursime pensionale në shumën prej 30.000 Euro deri në 39. 999 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në pesëmbdhjetë përqind (15%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

1.5. Personat qe kanë kursime pensionale me shumë se 40.000 Euro (dyzet mijë), kanë drejtë t’i tërheqin deri në dhjetë përqind (10%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK”, thuhet në nenin 12, paragrafi 1 i projektligjit.

Projektligji parasheh që aplikimi për tërheqjen e mjeteve të bëhet brenda gjashtë muajsh pas hyrjes në fuqi të Ligjit.

“Me qëllim të tërheqjes së mjeteve sipas paragrafeve 1.1, 1.2, 1.3, 1.4, 1.5 të këtij neni, pjesëmarrësit aplikojnë në formë elektronike pranë FKPK-së brenda gjashtë (6) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Çdo aplikacion që merr FKPK në formë elektronike e trajton atë si të mirëqenë dhe zyrtare, dhe shqyrton kërkesën sipas dispozitave të këtij neni. Procedura e aplikimit zhvillohet sipas procedurave të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi për procedurën e përgjithshme administrative”, thuhet në projektligj.

Projektligji për Fondet Pensionale është propozuar me arsyetimin për të lehtësuar përballjen e qytetarëve me krizën ekonomike dhe inflacionin.

Ndryshe, partia që ka shumicën parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje, kanë dalë kundër këtij Projektligji, ndërsa partitë opozitare janë shprehur optimistë se sot do të kalojë në lexim të parë.

Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se qëndrimi i partisë që ajo përfaqëson është i qartë dhe nuk do ta mbështesin tërheqjen nga Trusti.

Për kalimin e kësaj nisme, nevojiten shumica e thjeshtë e votave të deputetëve që marrin pjesë në votim.

Nisma për tërheqjen e Trustit është proceduar për në Kuvendin e Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar pasi mori miratimin e Komisionin për Buxhet.

Partia Demokratike e Kosovës, kishte propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.

Deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së më 9 mars kishte dorëzuar në Kuvend Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.

Megjithatë ky projektligj nuk kishte marrë dritën jeshile të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Qershor.

Pas këtij dështimi qytetarët e Kosovës përmes më shumë se 20 mijë nënshkrimeve ishin drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që t’u lejohet tërheqja e Trustit.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË