Prapaskenat e vendimit të dëbimit të Dua Lipës, si e shkatërroi Albin Kurti ‘Sunny Hillin’ në Prishtinë

Një mbledhje që u mbajt javën e kaluar e të cilën e kishte udhëhequr Albin Kurti – e ku po merrte pjesë Përparim Rama dhe disa ministra – e varrosi ëndrrën e qindra mijëra të rinjve për organizimin e Sunny Hillit në Prishtinë.

“Nacionale” sjell detaje nga kjo mbledhje, e në të cilën kryeministri Kurti po luante me fjalë dhe po tallej me të pranishmit.

Dukagjin Lipa – babai i pop-yllit më të madh kosovar, Dua Lipës dhe organizatori i festivalit më të madh ndonjëherë në Prishtinë Sunny Hill – ka ndarë një lajm shumë të keq përmes llogarisë së tij në Facebook: Festivali Sunny Hill nuk do të mbahet sivjet në Prishtinë.

Lipa ka përmendur konkretisht asamblistët e Komunës së Prishtinës dhe dikastere të Qeverisë Kurti si shtytësit drejt një vendimi të tillë, e të cilin e quajti “të vështirë por të domosdoshëm”.

E gjithë çështja ka të bëjë me 17 hektarët që Prishtina vendosi t’i jepte festivalit më të madh në Kosovë për 99 vjet.

Kjo u tematizua gjerësisht madje edhe në politikë, me Vetëvendosjen që shprehte kritika të ashpra në ambientet e Asamblesë Komunale. Por, Asambleja Komunale duket se nuk ka qenë i vetmi vend ku është stopuar ky vendim.

Burime të Nacionales thonë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar personalisht kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, që të anulonte vendimin për dhënien në shfrytëzim për 99 vjet të 17 hektarëve të lartpërmendur.

“Javën e kaluar në Qeveri është mbajtë një takim, ku ka marrë pjesë Përparim Rama, Albin Kurti, përfaqësuesi i Sunny Hill dhe një pjesë e asambleistëve të VV-së në Kuvendin Komunal. Aty Albin Kurti kishte kërkuar që të anulohej vendimi i Kuvendit Komunal për t’ia dhënë tokën për 99 vjet në shfrytëzim organizatorëve të Sunny Hillit,” – thotë burimi, duke shtuar se kryeministri Kurti filloi “me lojërat e tij të zakonshme “mos të flasim për tokë, por të flasim për festival”.

Kurti kishte thënë – veç tjerash – që do t’i bindte asambleistët e Vetëvendosjes në Prishtinë për ta votuar vendimin e ri, me kusht që toka të mos jepej për 99 vjet sepse, sipas Kurtit, “ky 99 vjeçari, ka degraduar”.

Sipas këtij burimi, në atë takim kryeministri Kurti nuk ishte aspak i disponuar për ta zgjidhur problemin, edhe pse tashmë kishin kaluar të gjitha afatet kohore e ligjore për vendosjen rreth tokës së dhënë nga Kuvendi Komunal.

Në mbledhje, tregon njëri nga pjesëmarrësit, Albin Kurti mbante ligjerata rreth dëmit që do të shkaktonte huazimi për 99 vite të tokës, ai po fliste se si në 20 vite kjo metodë ishte përdorur nga “ish-regjimi” për të keq.

Kjo edhe e ka zemëruar tej mase organizatorin Dukagjin Lipa, çka çoi në vendimin për anulimin e gjithë festivalit nga Prishtina.

Vendimi i miratuar i Kuvendit Komunal ishte dërguar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për aprovim, por aprovimi nuk kishte ardhur asnjëherë për shkak të ndikimit politik që burimi thotë se e ka ushtruar kryeministri Kurti.

“Në vend të përkrahjes, kërkesa e festivalit është politizuar, janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore dhe kompentencat e MAPL mbi Komunën e Prishtinës, është injoruar vendimi i shumicës së Kuvendit Komunal, është ushtruar ndikim i paralajmëruar direkt mbi MAPL nga ana e asambleistëve të opozitës komunale, dhe për pasojë ne edhe sot, pas gjithë kësaj kohe, nuk e kemi një vendim final i cili do të na mundësonte mbajtjen e festivalit në Prishtinë.” – ka thënë mes tjerash z. Lipa në arsyetimin e vendimit.

Për ta zvarritur edhe më tej gjithë procesin, Nacionale mëson që MAPL-ja – e udhëhequr nga Elbert Krasniqi – e ka dërguar vendimin në Ministrinë e Bujqësisë.

Këtë vit, mes shumë e shumë yjeve të këtij festivali që kishte ndryshuar në mënyrë rrënjësore jetën kulturore në Prishtinë, ishte grupi i famshëm Coldplay, mbretëresha e popit botëror Madonna dhe të tjerë.

Faqja zyrtare e Sunny Hill ka njoftuar se lokacioni i festivalit do të jetë Tirana, si zëvendësuese e Prishtinës.

Për këtë vendim që shkaktoi tronditje në jetën kulturore të Kosovës, ka reaguar edhe nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, znj. Donjeta Sahatçiu, e cila e quan gjithë ndodhinë si “aventurë politike të papranueshme”.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË