Politico shkruan për përplasjen mes kancelarit gjerman dhe presidentit serb

Tensionet u rritën mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në një konferencë për shtyp të premten në mbrëmje, ku të dy liderët nuk ranë dakord jo vetëm rreth çështjes së sanksioneve kundër Rusisë, por edhe për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Kështu shkruan Politico, sipas të cilit medium, Scholz, i cili kishte shkuar në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, gjatë një turneu dyditor në Ballkanin Perëndimor, Greqi dhe Bullgari, i tha audiencës se Serbia, si një kandidate për anëtarësim në BE, duhet të zbatojë sanksionet që blloku ka vendosur kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë — diçka që vendi ballkanik deri më tani ka refuzuar ta bëjë.

“Është pritshmëria jonë… që këto sanksione do të mbështeten gjithashtu nga të gjithë ata që e shohin veten si kandidatë për pranim në BE”, citon mediumi në fjalë Scholz të ketë thënë para gazetarëve.

Më vonë në konferencën për shtyp, ai shtoi se Serbia duhet të marrë një vendim sanksionesh sa më shpejt që të jetë e mundur, duke argumentuar se “kjo është diçka që bëhet më së miri jo kur [lufta] të ketë mbaruar, por kur ende ka rëndësi”.

Vuçiq, megjithatë, tentoi të “mbrohej” duke bërë një krahasim midis pushtimit rus të Ukrainës dhe misionit ushtarak të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999.

“Çfarë ndryshimi ka nëse dikush sulmon Serbinë pa një vendim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, apo nëse dikush ndërmerr një sulm kundër Ukrainës pa një vendim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara? Ju lutem më shpjegoni ndryshimin”, thuhet të ketë shtruar pyetjen presidenti serb.

Kjo, vlerëson Politico, ishte një deklaratë e jashtëzakonshme e liderit serb.

“Edhe pse NATO sulmoi Serbinë në vitin 1999 pa një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – Rusia dhe Kina kishin vendosur veton e tyre – ajo e bëri këtë për të mbrojtur shqiptarët në Kosovë mes frikës për një gjenocid të mundshëm, i cili është shumë i ndryshëm nga lufta pushtuese e Rusisë kundër Ukrainës”, shkruan më tej Politico.

Vuçiq gjithashtu u përpoq të justifikonte hezitimin e vendit të tij për të sanksionuar Rusinë duke iu referuar besnikërisë së Moskës ndaj Serbisë në Këshillin e Sigurimit dhe lidhjeve të ngushta shekullore midis dy vendeve, si dhe varësisë së Beogradit në importet ruse të energjisë.

“Pozicioni i Serbisë është shumë i ndërlikuar”, ka thënë Vuçiq.

Megjithatë, ndërsa dallimet midis Scholz dhe Vuçiq për çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë kishin qenë disi të parashikueshme, një çështje tjetër pa një shkëmbim edhe më të nxehtë midis dy politikanëve.

Më herët të premten, Scholz kishte thënë gjatë një vizite në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë se Kosova dhe Serbia mund të bëhen anëtarë të BE-së vetëm nëse e njohin njëri-tjetrin si shtete të pavarura – një kërkesë e diskutueshme për Serbinë, e cila pretendon sovranitetin mbi Kosovën.

Dhe i pyetur në lidhje me komentet e Scholz-it, Vuçiq, siç shkruan Politico, tha: “… Ajo që u tha në lidhje me njohjen reciproke është gjithashtu një surprizë për ne”, shtoi ai. “Deri më tani nuk e kemi dëgjuar këtë nga askush në Evropë”.

Megjithatë Scholz u përgjigj se “pikëpamja jonë për çështjen e Kosovës nuk është e re” dhe argumentoi se ishte “e qartë” që vendet që duan të anëtarësohen në BE duhet të njohin njëri-tjetrin.

Politico vlerëson se shkëmbimi i nxehtë mes të dy liderëve ishte i jashtëzakonshëm duke pasur parasysh se Scholz konsiderohet një aleat i vendeve të Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për t’u bërë anëtarë të BE-së.

Sipas këtij mediumi, vendet e tjera të BE-së si Franca kanë qenë më ngurruese për t’i dhënë Ballkanit Perëndimor një perspektivë anëtarësimi.

Dhe për fund, vë në pah Politico, me sa duket, duke e kuptuar këtë, Vuçiq u përpoq të shtonte disa fjalë më miqësore.

“Ne kemi besim të plotë në fjalët e kancelarit Scholz kur bëhet fjalë për faktin se ai vërtet i jep një prioritet të lartë pranimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

“E di që kancelari Scholz është shumë serioz për këtë. Në fakt mund të mësojmë diçka dhe atmosfera mund të përmirësohet”, ka shtuar Vuçiq. /Telegrafi

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË