
Teksa jemi në ethet e finalës së “Big Brother VIP”, ish-konkurrentët japin vazhdimisht komentet mbi finalistët dhe formatin.
Ndërkohë, krahas lojës, Kiara Tito ka dhënë një intervistë së fundmi, ku ka folur edhe mbi planet e saj për familjen.
E ftuar në emisionin “Më lër të flas”, moderatorja u shpreh se fokusi i saj kryesor tashmë është që të bëhet nënë, dhe përveç dasmës, mesa duket është entuziaste edhe për krijimin e një familjeje!
“Nuk e kisha menduar kurrë që do të hyja në ‘Big Brother’, aq më tepër që do të gjeja dashurinë e jetës. Gjëja që mendoj çdo ditë tani është që më ka hipur një dashuri të madhe për të krijuar familje dhe mezi po pres të bëhem nënë. Është gjëja që e kam kryesore. Shoh video me beba në ‘Instagram’.”- u shpreh ajo.